E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezultati, dështojnë politikat e punësimit

Vëzhgimi

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave dëshmojnë se politikat për nxitjen e punësimit kanë dështuar. Në vitin 2005 qeveria e sapokrijuar e shpalli punësimin si një nga prioritetet absolute të saj. Në programin qeverisës të asaj kohe shkruhej “në mazhoranca e re dhe qeveria e saj synojnë të krijojnë mundësi për punësim të çdo shqiptari. Papunësia afatgjatë dhe e pashpresë, si urbane dhe rurale, trashëguar nga qeverisjet socialiste, përbën një kërcënim serioz social dhe një barrierë për zhvillimin e vendit”. Krahasuar me vitin 2005, numri i atyre që sot kanë një punë është sipas INSTAT, 33 mijë vetë më i ulët. Në vitin 2007 për të nxitur punësimin, një nga masat kryesore që shpalli qeveria ishte përgjysmimi i taksave të punës. Krahasuar me tre vjet më parë, sigurimet për bizneset janë ulur nga 31 për qind e pagës bruto në 15 për qind të saj. Për të njëjtën periudhë, numri i të punësuarve jo vetëm që s'u rrit, por ka rënë me 40 mijë vetë. Në fakt, rënia e numrit të punësuarve ka ardhur si pasojë e zvogëlimit të administratës dhe rillogaritjes së të punësuarve në sektorin bujqësor. Por nga ana tjetër, të dhënat dëshmojnë se edhe biznesi privat nuk po krijon punësim.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›