Ruli: Subvencione për fermerët
Në periudhën janar-maj ekonomisë së vendit i janë shtuar edhe 9 mijë biznese të reja, duke e cuar numrin total të tyre në 134 mijë. Këto janë shifrat zyrtare që ka publikuar Qendra Kombëtare e Regjistrimit.
"Për sa i përket regjistrimeve fillestare në 2010, në pesë muajt, janar-maj, janë regjistruar 8946 biznese", tha Rajmond Cimbi, drejtor i regjistrit në QKR.
"Shifrat që publikojmë ne për regjistrimet fillestare, kuptohet që janë ato të miratuara, por nuk duhet të harrojmë dhe shumë biznese të tjera që kanë kërkuar regjistrim fillestar që për arsye të mangësisë së vetë dokumentacionit të paraqitur nga bizneset, sot janë në sistem të paplota", u shpreh Tomi Kola, drejtor i përgjithshëm i QKR.
Qendra Kombëtare e Regjistrimit ka raportuar se rreth 80 për qind të bizneseve të reja janë persona fizikë që nisin një aktivitet të ndryshëm. Po ashtu i lartë ka qenë edhe numri i ndryshimeve që kanë bërë bizneset në këtë periudhë. Sipas QKR pjesa më e madhe e ndryshimeve ka të bëjë me zgjerimin e aktivitetit ekonomik të bizneseve që i kanë bërë ato.
Adi Darsi < I mëparshmi