Tonin Tërshana: Lëvizjet në skenë, si më shpëtoi Petrit Dume nga dënimi
TIRANE-Të mërkurën paradite më qëlloi të takohesha me një mike të mirë të medias, siç është Ermira Çausholli. Teksa konsumonim bisedat rutinë, Mira nisi të më tregonte për programin e të enjtes që lamë pas dhe të ftuarit surprizë të asaj mbrëmjeje. Emri që do të çelte emisionin, ishte thjesht i jashtëzakonshëm. Tonin Tërshana kishte ardhur enkas nga Greqia për "Histori Dashurie". Pa humbur shumë kohë i kërkova të më bënte të mundur një takim me të, dhe të dielën paradite përpara se ai me bashkëshorten të nisej për në Shkodër, e takoj në një prej bareve në zonën e "Myslym Shyrit". Të dy bashkë, si gjithmonë të pandarë, Tonini dhe Meri më pritën plot dashamirësi për të vijuar diskutimin me një intervistë të mrekullueshme. Një rrëfim i mbushur me kujtime, që bën nostalgjik këdo që e lexon... Tonin Tërshana tregon gjithçka nga fillimet e karrierës, tek jeta sot në Greqi, ku i duhet të shikojë zemërthyer të bijën që punon gjithë ditën për të mbajtur familjen. PS: Dashurinë nuk e preka si temë, ajo është ekskluzivitet i Mirës, megjithëse ata të dy (Tonini dhe Meri) e reflektonin atë në çdo shikim.
Si i kujtoni fillimet tuaja në skenë?
Mund të them se kam kënduar qysh i vogël, fillimisht në shtëpi e më pas 'fama' ime u përhap edhe në mëhallë. Fillimet e mia i kam pasur në Shkodër. Më ndihmuan dy komshinjtë e mi që i binin kitarës: Paç dhe Ndoc Martini. Më dëgjonin kur këndoja në shtëpi gjithmonë, derisa një ditë më erdhën në shtëpi e më thanë: Të të mësojmë ne këngë italiane? I mësova disa këngë për një periudhë të shkurtër gjatë viteve 1962-1963. Në atë kohë, unë isha 13 vjeç, Paçi i binte kitarës në turizëm dhe më morën të këndoj atje dhe një natë këndova nja tri-katër këngë që kisha mësuar. Drejtori i turizmit u tha që të filloja punë me rrogë, 1200 lekë në 15 ditësh, pra 2400 lekë në muaj dhe unë u aktivizova. Në këtë kohë më doli nami si djali i vogël që këndon bukur. Kështu Mark Kaftalli, dirigjent i Orkestrës së Estradës së Shkodrës kompozoi për mua këngën "Kthjelltësi, lumturi", prej së cilës m'u rrit edhe më shumë popullariteti. Në këto ujëra takoj një ditë oficer Mersin Maksuti, i cili më njihte si talent dhe për këtë kishte folur me disa specialistë në Tiranë për mua. "Kam biseduar me ata të Estradës së Tiranës dhe i kam thënë se sa bukur këndon një djalë i vogël në Shkodër. E ke rrugën e hapur të shkosh të punosh atje. Po të presin". Në fakt, unë nuk shkova shpejt pas kësaj bisede, por në gusht të '65-ës (isha 16 vjeç). Përpara kësaj dëshiroj të kujtoj se unë konkurrova edhe në Akademinë Kulturore ku u pranova, me-gjithëse nuk e përfundova si shkollë, ndoqa vetëm 2 vite dhe u ktheva sërish në Shkodër. Nejse, që të mos zgjatem, shkoj të provohem në estradën ushtarake, por ata ishin nisur në një turne. Më thanë që një djalë nga Orkestra e Ushtrisë nuk kishte shkuar në turne, por i binte saksit në lulishten e Sahatit. Ky ishte Platon Mezini, i cili më vonë ka kompozuar disa këngë të cilat i kam kënduar unë. E takova dhe më tha: Ti je ai djali i vogël që këndon në Shkodër? Do të na këndosh ndonjë këngë? Këndova këngë italiane, spanjolle. Që atë natë më erdhi përgjigjja për të kënduar atje. Më thanë të këndoja në verë e të paguhesha 250 lekë në natë. Ishte shumë e vështirë për mua. Nuk kisha njeri në Tiranë. Isha vetëm. E bëja këtë lloj pune, por nuk kisha se ku të rrija. Flija jashtë se as në hotel nuk mund të shkoja, se nuk kisha pasaportë. Kështu që netët e para nuk kisha ku të qëndroja, ndaj flija tek arkat e një dyqani me fruta-perime në qendër, diku pas bankës. Shtroja aty dhe mbulohesha me arka se kisha frikë mos më vinte ndonjë qen, ose ndonjë polic. E kam bërë këtë gjë për më shumë se 10 ditë derisa më erdhën në ndihmë disa njerëz shumë të mirë, ka qenë familja Vorfi ajo që më ka ndihmuar e strehuar. I detyrohem shumë atyre njerëzve, pasi më hapën shtëpinë.
Më pas si shkuan gjërat për ju?
Një natë erdhi Ferdinand Deda në lulishte dhe më thirri në tavolinë. Mora komplimentet e rastit, që këndoja bukur dhe pastaj ai më tha: Nesër në mëngjes të vish te Radio Tirana (atëherë Radio Tirana ishte te "Rruga e Kavajës") të të provoj. Atje takoj Abdullah Grimcin, Nikolla Zoraqin, Tonin Harapin, të cilët ishin të interesuar të më dëgjonin. Këndova nja dy këngë me Tonin Harapin. Ata më pëlqyen dhe më thanë që do të këndoja në anketën muzikore që atë shtator hapej për herë të parë në Radio Tirana. Ishte fundi i gushtit 1965, kur do të regjistroja këngën, që do të transmetohej në shtator. Mësova një këngë të Abdullah Grimcit, "Gjeologu". Anketa përbehej nga katër këngë. "Kënga e gjyshes" e Vaçe Zelës me kompozitor Agim Krajkën ishte fituese e anketës. Në atë kohë u ktheva sërish në Shkodër.
Si u gjendët në festival?
Në Shkodër fillova punë si nxënës-këpucar. Mirëpo, adresën time ia kisha dhënë Ferdinand Dedës. Ata më premtuan që do të më merrnin në festival. Në nëntor më njoftojnë në shtëpi të paraqitem në Tiranë. Ndërkohë, në fillim të dhjetorit, Tonin Harapi ishte i interesuar të këndoja këngën e tij "Të dua det", me të cilën fitova çmimin e parë në Festivalin e IV të Këngës. Gjatë gjithë kësaj kohe vija e ikja në Shkodër, derisa javën e fundit të provave më mori në shtëpinë e tij, Tonin Harapi, se s'donte të më linte të lëvizja. Aq frikë kishte Tonini se mos ikja përsëri saqë gjatë natës m'i kishte lidhur këmbët me këmbët e tavolinës. Kur u zgjova në mëngjes e pashë veten të lidhur, më vinte inat, po gjithsesi kam qeshur shumë, edhe e shoqja e tij, një zonjë grua, përpiqej ta justifikonte duke më thënë se e kishte bërë me shaka. Unë isha ende i ri dhe merrja zjarr shpejt. Kështu provat i bëja bashkë me Toninin, në Orkestër shkoja bashkë me Toninin, pra kudo isha për dore me të, derisa u realizua festivali. Pas festivalit ika sërish në Shkodër, kisha mall për familjen dhe s'qëndroja dot më gjatë në Tiranë. Atje fillova punë në fabrikën e cigareve, që kishte një staf shumë të mirë të estradës me aktorë si: Gjosho Vesia, Gëzim Kruja, këngëtarët Fatmire Puka, Marjeta Çuni, Xhuliana Marshi, Gjok Vata, të cilët ishin shumë të njohur në Shkodër. Më vonë, deri në vitin 1968 kam qëndruar në Shkodër, derisa erdha ushtar e fillova të angazhohem në Estradën Ushtarake, në Tiranë. Bëra dy vjet ushtri, e më pas fillova atje me rrogë, deri në 1994 kur Estrada e Ushtrisë u shkri.
Shumë nga kolegët tuaj janë dënuar në komunizëm, po ju e keni e pasur këtë fat?
Mund të them se gjatë viteve të komunizmit fati ka qenë me mua. Madje edhe një herë kur rrezikohesha shumë, ia dola paq. Më kishin ftuar për një koncert në Shkodër dhe ata që e realizonin koncertin më udhëzuan të lëvizja pak në skenë. Me lëvizjet e mia në skenë edhe publiku filloi të ekzaltohej, madje aq shumë u ndez salla saqë nuk më linin të largohesha nga skena. Brohorimat e njerëzve nuk kishin të sosur. Kjo ngjarje nuk kaloi pa u pasqyruar as në media, madje gazeta "Jeta e re", që ishte organ i Komitetit të Partisë kishte shkruar fjalë shumë të mira. Mirëpo Komiteti i Rinisë në Shkodër kishte dërguar një relacion në Radio Tirana dhe në punën time. Një relacion i poshtër, ku veç të tjerash shkruhej se Tonin Tërshana ka tendencën për të kënduar amerikanat. Në këtë kohë dolën fjalë nga më të ndryshmet për mua, madje u përfol sikur me kishin arrestuar. Në këtë gjendje të trazuar unë ndenja një javë pa u paraqitur në Tiranë, deri sa pas 7 ditës shkoj takoj Nikolla Zoraqin në Radio Tirana. Nikolla drejtonte edhe festivalin në atë kohë dhe kjo ngjarje ka qenë pikërisht përpara festivalit të dhjetë të këngës. "Çfarë ke bërë?", më tha Nikolla, ndërsa më tregoi për relacionin që kishte shkuar në radio. I tregova për atë ç'ka kishte ngjarë dhe i dhashë gjithashtu gazetën "Jeta e Re" ku shkruhej për suksesin e koncertit. "Mos u tut fare", - më tha. Nuk kisha shkuar ende në punë, kur më thonë që të kërkon Petrit Dume. Shkoj e takoj dhe i shpjegoj gjithçka kish ndodhur. "Mos u mërzit", - më tha Petriti. Ai më ka dashur shumë dhe prej tij kam shpëtuar prej një shuplake 10-vjeçare. Mbaj mend që kur shkonim të jepnim shfaqje në Kavalishencë në Durrës, pasi mbaronte shfaqja ai u thoshte të tjerëve: "Ikni tani, dua Toninin në kitarë". Këndoja 3-4 këngë, e dija këngën që e kishte debulesë ai, një këngë për nënën. Ia këndoja, i mbusheshin sytë me lot dhe thoshte natën e mirë.
Të flasim pak tani për festivalin e '11. Atë festival e keni fituar ju...
Në këtë festival unë kam konkurruar me një këngë të Pjetër Gacit. Kënga me titull "Kur vjen Pranvera", u shpall fituese e çmimit të parë dhe në atë vit na kishin njoftuar që kënga fituese do të shkonte në festival Europian. Kështu, ne u përgatitëm të shkonim në Mynih të Gjermanisë, në mars. Do të shkonim unë, Pjetër Gaci dhe Mustafa Krantja, i cili ishte dirigjent i këngës.
Këngën do ta këndonit në shqip?
Sigurisht, për shumë vite secili vend e ka kënduar këngën në gjuhën e tij, pak kohë ka që është ndryshuar tradita sepse unë e kam ndjekur gjithmonë.
Rikthehemi tek pjesëmarrja juaj në "Eurovizion"...
Ne ishim gati dhe do të niseshim në mars, por fatkeqësisht në shkurt u dënua festivali dhe kështu u anulua pjesëmarrja. Unë e mora vesh prej Mustafait. U dënua festivali dhe vitin tjetër nuk kam marrë pjesë në të, nuk më kanë lënë ata të ushtrisë sepse në '74 ushtria u quajt si moderne. Në atë kohë thuhej se e keqja vinte nga ushtria, madje shkoi deri atje sa u quajt si puç ushtarak. Sipas asaj që thuhej ushtria kishte dëshirë në atë kohë që të ndahej nga partia dhe kjo u pa si revolucionarizim. Pastaj vazhdimisht kam marrë pjesë në festivale.
Kur u shkëputët nga festivali?
Në '90, prej atëherë s'kam kënduar më në festival. Në vitet pasardhëse kam qenë thjesht i ftuar.
Si e shikoni muzikën sot?
Muzika sot jo se s'më pëlqen, por ndoshta ka devijuar nga ato shijet e mia, për mua gjithmonë. Ndoshta dikush sot e shijon më shumë. Megjithatë duke parë edhe tendencën e televizioneve që kanë dëshirë të kujtojnë këngët e vjetra, mendoj se këngët atëherë kanë qenë më të bukura. Me siguri për këtë i kujtojnë.
Ka ndonjë këngëtar të ditëve sotme që ju pëlqen?
Ka që më pëlqejnë, ka shumë.
Mund të na përmendni disa emra?
Redon Makashi për shembull më pëlqen shumë, më emocionon, nga këto të rinjtë e kam fjalën, s'po them për bashkëkohësit e mi, sepse ata ishin të gjithë të mirë. Anjeza Shahini është shumë e mirë, madje madje ajo ka vlera sepse na ka përfaqësuar më mirë se kushdo tjetër në festivalin europian. Mund të përmend gjithashtu:
Luis Ejllin, Rosela Gjylbegun, Dorina Garuci, etj. Mund të ketë edhe emra të tjerë, por jo të gjithë më kujtohen. Është i jashtëzakonshëm edhe Elton Deda, megjithëse viteve të fundit është tërhequr. Pastaj Sidrit Bejleri për mua është këngëtar më i kompletuar, sepse është në të gjitha drejtimet adapt. Di të këndojë klasiken, populloren, muzikën e lehtë, ka një diapazon që nuk e di në e ka kush në Shqipëri, është ndoshta unikal, nuk ka si ai, këndon bariton, bass. Është shumë i mirë.
A i ruani kontaktet me kolegët tuaj të asaj kohe?
S'diskutohet që i ruaj, nuk mund të them që i kam pasur të gjithë shokë, por them me bindje që kam pasur shokë të vërtetë. I takoj me shumë dëshirë sot, Luan Zhegun, Bashkim Alibalin, Sherif Merdanin, e disa të tjerë që ndoshta edhe kanë ikur jashtë. E mira e asaj kohe ka qenë, që ne nuk kemi qenë xhelozë për njëri-tjetrin, s'kemi pasur këtë ego kaq të keqe, madje kemi pasur shoqëri shumë të pastër, shumë të mirë.
Ç'mendim keni për "Festivalin e Radiotelevizionit" në ditën e sotme?
Festivali është ai që vë në dukje arritjet ose mosarritjet e këngës shqiptare. Jo të gjitha këngët janë në nivelin që pëlqej unë, megjithatë kjo është relative. Mua më pëlqejnë këngët me ndjenjë, ndaj thashë pak më parë që më pëlqen Redon Makashi sepse ai të ngacmon me këngët e tij. I dua shumë këngëtarët që këndojnë këngë me ëmbëlsi, që më bëjnë t'i dëgjoj, që ma bëjnë mishin mornica mornica. Kjo është ajo që kam dashur që në fillimet e mia.
Cili është mendimi juaj për përfaqësimin e Shqipërisë në "Eurovizion"?
Jemi përfaqësuar shumë mirë me Anjezën, jo se kanë kënduar më keq të tjerët, por "Europiani" ka edhe këtë që votën ia jep kojshia-kojshisë. Siç duket ne s'paskena pas komshinj të mirë, e bëjnë si me hile këtë punë, nuk është vlerësim i sinqertë.
Këtë vit do të riktheheni ne festival?
Këtë vit është 50-vjetori dhe jam ftuar nga drejtori artistik Shpëtim Saraçi, të cilin gjej rastin ta falenderoj shumë, është një muzikant i paarritshëm, një muzikant shumë i mirë.
Po festivalet e tjera i ndiqni?
Me raste, jo gjithmonë. Mua më pëlqejnë festivalet ku këndohet 'live', s'dua cd, dua ta ndjej këngën.
Prej sa vitesh jetoni në Greqi, a keni bërë në plan të ktheheni këtu?
Në Greqi jetoj që në vitin '97, pra plot 14 vjet. Dua shumë të rikthehem në vendin tim, por e kam të vështirë. Atje ka mbaruar gjithçka, po rrimë si me zor sepse s'kemi ku shkojmë, pasi këtu në Shqipëri s'kam shtëpi. S'më vjen mirë ta mendoj se s'kam çfarë të them, po ta mendoja shumë ndoshta do të çmendesha. Atje gruaja ishte në punë, mirëpo ju mbyll ajo ndërmarrja. Tani jetojmë vetëm me rrogën e vajzës dhe unë s'mund t'i them asaj të ma blejë nga një paketë cigare përditë, s'mundem edhe s'dua. Nuk jam shumë i saktë çfarë të të them. Është edhe mosha e tillë se po të isha 16 vjeç flija prapë jashtë unë.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)