PD: Rama inkurajoi militantin qe tha se do vriste Berishen
Bashkebisedimi i zhvilluar ne Klos te Dibres mes Rames dhe nje militanti te Partise Socialiste, eshte cilesuar nga Partia Demokratike si inkurajim i dhunes ne fushate zgjedhore. Ne takimin e zhvilluar ne Klos, nje qytetar i tha kreut te PS-se, Edi Rames se do te kishte dashur qe te vriste Kryeministrin Sali Berisha. Ndersa reagimi i kreut te PS-se ndaj kesaj deklarate ne bashkebisedim ishte: “Jo, si beje dot gje se ka antiplumb ai....”. Partia Demokratike e ka cilesuar kete deklarate te kreut te PS-se, duke u shprehur se Rama nuk e ka denuar kete deklarate, por e ka inkurajuar. “Dje (pardje) ne mbremje, ndersa Rama i mbushte qytetaret me pesimizem ne nje prej takimeve te Partise Socialiste, nje prej mbeshtetesve te Rames deklaroi se do te kishte dashur ta vriste liderin e zgjedhur ne menyre demokratike te Shqiperise. Por Rama nuk e denoi kete veprim”, thuhet ne reagimin e PD-se ne rrjetin social Facebook. Me tej, PD-ja shton se kreu i PS-se ka dhene mesazhe te djeshme per fushaten elektorale “Perkundrazi, Edi Rama u pergjigj duke e inkurajuar qytetarin duke i thene se do t’i duhej te qellonte ne shenje per shkak te antiplumbit. A mos beson Edi Rama se largimi me dhune i nje qeverie eshte veprimi i duhur? A mos mendon Edi Rama se vrasja eshte veprimi i duhur?”, thuhet ne reagimin e Partise Demokratike. Ne reagimin e bere dje nga selia blu, kerkohet qe kreu i PS-se te denoje keto deklarata dhe te kerkoj ndjese per heshtjen e tij gjate takimit. “Edi Rama duhet ta denoje kete koment menjehere dhe te kerkoje ndjese per heshtjen e tij. Kjo nuk eshte hera e pare qe Edi Rama nxit dhune ne zgjedhje dhe per kete atij duhet t’i vije turp. Dhuna nuk ka vend ne Demokraci!”, thuhet ne reagimin e Partise Demokratike.
REAGIMI
“Ndersa Rama i mbushte qytetaret me pesimizem ne nje prej takimeve te Partise Socialiste, nje prej mbeshtetesve te Rames deklaroi se do te kishte dashur ta vriste liderin, e zgjedhur ne menyre demokratike, te Shqiperise. Por Rama nuk e denoi kete veprim”,- thuhet ne deklaraten e PD-se.
Dialogu ne Klos
Qytetari: Te falenderoj per mireseardhjen z. Edi. Dua ta hap pak biseden, meqe mora fjalen. Jam i nderuar qe bashkebisedoj me nje diplomat...
Rama: Une s’jam diplomat vella...
Qytetari: Te quaj une diplomat. Ti je dhe artist. Je dhe rilindes i Shqiperise se sotme, je rilindes se vendi rilindi ne 1912 dhe po rilind vendin per se dyti. Une vij nga nje kamp tjeter. Une e kam pritur me pushke Sali Berishen ketu, e kam prit...
Rama: Pash Zotin...
Qytetari: Kish pas qene me ja fut ballit atij, po neve...
Rama: Jo mo, si bojshe dot gje se ka antiplumb ai....
....Keta demokratet kur kthjellohen jane tamam per Rilindje, jane te rilindur te gjithe. Do ta jap pak programin e Rilindjes une ty.