Qeveria merr 44 vendime, riten pagat dhe pensionet
Keshilli i Ministrave miratoi rritjen e pagave dhe pensioneve deri ne 6 per qind. Ne mbledhjen e djeshme te Qeverise, kryeministri Sali Berisha u shpreh me miratimin e ketij vendimi, i cili do te hyje ne fuqi pas zgjedhjeve, kjo mazhorance zbaton projektin e saj per rritjen e mireqenies. “Rritja e rrogave dhe pensioneve do te behet, do te hyje ne fuqi pas zgjedhjeve. Qeveria do te shfrytezoje te drejten kushtuese te aktit normativ, e cila kalon ne Parlament. Kjo do te skedulohet ne menyre qe javen e pare te parlamentit te ri te mund te shqyrtohet. 840 mije familje shqiptare do te marrin nje rritje dy here me te madhe se sa rritja e inflacionit”, - tha kryeministri Sali Berisha. Ai permendi dhe alternativen e PS-se, duke shtuar se pala tjeter nuk flet kurre per rritje pagash dhe pensionesh. “Nese degjohet pala tjeter, ai nuk flet kurre per rritje rrogash dhe rritje pensionesh. Ai thote do te ule ose do te rrise kete takse. Kjo eshte nje gje nga e cila lind vetem kaosi ekonomik”, tha kryeministri. Ne total ne mbledhjen e djeshme te Qeverise u miratuan 44 vendime. Nje tjeter vendim i marre nga Keshilli i Ministrave eshte dhe ai per demshperblimin e ish-te perndjekurve politike. “Ne listen e vendimeve ka nje vendim te rendesishem, qeveria vendos nje shume te madhe, per demshperblimin financiar, per 1 mije e 40 te perndjekur politik ne masen rreth 45 milione dollare. Ky eshte detyrimi qe ka qeveria shqiptare ndaj te perndjekurve politike. Nje proces qe sigurisht do te donim te ishte me i shpejte, por qe ne nuk e kemi lene kurre. I garantoj te perndjekurit se brenda afatit ligjor, qeveria do te zbatoje ligjin me perpikeri”, tha Berisha.
Nje tjeter vendim i marre dje nga Qeveria eshte dhe ai per privatizimin e banesave ne favor te qytetareve. Kryeministri tha se ky eshte nje vendim qe i jep zgjidhje perfundimtare strehimit te qindra familjeve. “Ka nje seri vendimesh qe privatizojne banesat ne favor te qytetareve shqiptare. Kjo eshte nje politike e drejte qe i jep zgjidhje perfundimtare strehimit te qindra familjeve ne Tirane, Durres, Vlore, Korce dhe kudo”, - u shpreh kryeministri. Nje tjeter vendim i rendesishem i marre dje nga Qeveria eshte dhe ai per rimbursimin me para ne dore te Tatimit Mbi Vleren e Shtuar per fermeret qe blejne makineri ne dyqanet e vendit. “Ka nje vendim tjeter shume te rendesishem, ne te cilin qeveria vendos te rimbursoje me para ne dore TVSH e te gjitha makinerive qe fermeret shqiptare do te blejne brenda vendit, pra ato qe importojne eshte bere por edhe kur blen ne dyqanet e vendit. Ky vendim erdhi si rezultati i kerkeses se tyre. Ky vendim ploteson perfundimisht paketen e reformave te thella qe ne beme per te mbeshtetur fermeret e vendit”, - tha kryeministri Sali Berisha.
“Demshperblimi per ish te perndjekurit”
Kryeministri Sali Berisha tha dje ne mbledhjen e qeverise se te gjitha mendimet e kerkuara nga ish te perndjekurit do te behen. Ai u shpreh se njerezit qe jane sakrifikuar dhe denuan gjate komunizmit per fjalen e lire do te demshperblehen. “Amendimet e kerkuara do te behen. Ne parlament pati debate te medha. Madje ne parlament pati tendenca nga pala tjeter per t’u perdorur kjo per qellime shume te keqija. Por ne vazhdojme me vendosmeri per demshperblimin me normen me te merituar te ketyre njerezve te fjales se lire’,-tha kryeministri.