E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Lushnje: Kujtoni 44 votoni numrin 29 Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama mori pjese pasditen e djeshme ne mitingun elektoral ne qytetin e Lushnjes. Ne fjalen e tij, kreu i PS-se ka preferuar t’i referohet mesazhit te nje veterani, i cili i ka kerkuar qe tu thote njerezve, qe kur te votojne te kujtojne vitin 1944 dhe te zgjedhin numrin 29 qe eshte i Partise Socialiste. “Sot, kam nje amanet per ju, nje amanet per ta thene ketu, nga nje miku im i vjeter, veteran i luftes, i cili me mori ne telefon dhe me tha kur te shkosh ne Lushnje, kur te shkosh ne cdo shesh, thuaju kujtoni 44-ten dhe votoni 29-ten. E pra, motra dhe vellezer, ju e dini, e dini mire se mes rrenimit dhe Rilindjes ka vetem nje adrese, Partia Socialiste e Shqiperise numer 29”,- tha kreu i PS-se. Numri 44, i cili i perket Partise Demokratike ne fleten e votimit, eshte perdorur nga kreu i PS-se ne kontekstin e viti 1944, kur u be dhe clirimi i vendit dhe u mor pushteti nga komunistet. Gjate fjales se tij dje ne Lushnje, Rama eshte ndalur dhe ne programin e PS-se, duke premtuar me shume investime dhe vemendje ndaj fshatit. “Me 23 qershor eshte nje zgjedhje mes dy botesh te ndryshme, mes botes rrenuese te Saliut dhe partise se tij familjare dhe botes se rilindur se skuadres sone kombetare te programit tone per rilindje, qe se bashku t’i japim Shqiperise nje rruge te re qe do e ndaje, Shqiperine dhe shqiptaret nga pamundesia qe rritet cdo dite, nga taksa e sheshte”,- u shpreh kreu i PS-se. Rama kerkoi nga qytetaret qe ne zgjedhjet e 23 qershorit t’i japin vendit mundesine per tu zhvilluar. Sipas tij, 23 qershori eshte data kur vendit do te kete shansin qe te zhvillohet ne nje rruge te re. “Se ju e dini shume mire qe ky shtet te ofron sherbime sipas xhepit dhe cdo dere ne kete shtet hapet vetem me para. E pra ju keni ardhur ketu sepse ju doni nje Shqiperi te re, nje rruge te re, nje qeveri te re per punesimin real, per taksimin e ndershem e garantuar per te gjithe, per ujin ne cdo familje e parcele, per sherbime per shendetesine falas per te gjithe”,- tha kreu i PS-se. Ne fjalen e tij, ashtu si dhe ne qytetet e tjera, Rama tha entuziazmi ne Lushnje ishte shume i madh. “Ketu ka nje energji te jashtezakonshme, nje energji pozitive qe me jep optimizem per fitoren e 23 Qershorit”,- tha ai. Kryesocialisti shtoi ne fjalen e tij, se PS-ja do te mundesoje rimekembjen kombetare. Ai kerkoi nga te gjithe socialistet qe ne zgjedhjet e 23 qershorit te mos shkojne vetem ne kutite e votimit, por te marrin dhe nje tjeter votues, per te shtuar sipas tij, fitoren e PS. “Ju lutem, diten e zgjedhjeve mos shkoni vetem ne kutine e votimit, por merrni me vete nje shok, mik apo fqinj, i cili eshte i lekundur, pasi nuk duhet te kete lekundje kur ne peshore eshte rrenimi dhe rilindja”,- u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Ai tha se programi i PS eshte i qarte dhe nuk ka lekundje ne lidhje me parimet e socialisteve. “Nuk ka lekundje mes dy boteve, njera qe imponon se kush fiton me shume te paguaje me pak dhe kush fiton me pak paguan gjithmone me shume dhe tjetra qe leviz me nje parimin; kush fiton me shume paguan me shume dhe te gjithe qe fitojne me pak do paguajne me pak”,- tha kreu i PS-se, Edi Rama.

Brace

Kandidati per deputet i PS-se, Erjon Brace tha dje ne takimin e Lushnjes se socialistet nuk duhet te ndalen gjate 10 diteve te fundit te fushates. “Nje thirrje kam per gjithe socialistet: Nuk kemi me kohe per tu ndalur. Nuk kemi me kohe per pushin. Beheni per veten tuaj, farefisin tuaj dhe per gjithe demokratet e ndershem qe po distancohen nga partia e mundur e Sali Berishes”,- tha Brace.

Aleati i PS: Nderkombetaret ti bejne presion Rames per KQZ

Aleati i Partise Socialiste, kreu i Partise se Punes se Shqiperise te Riorganizuar, Marko Dajti ka kerkuar dje nga organizatat nderkombetare qe ushtrojne presion ndaj kryesocialistit Edi Rama per te plotesuar vendet ne KQZ. Ne nje deklarate per mediat, Dajti thote se pergjegjesia per administrimin e zgjedhjeve eshte dhe e Partise Socialiste dhe ajo duhet te behet pjese e vendimmarrjes ne KQZ. “PPSHR kerkon te rritet presioni brenda dhe jashte vendit mbi drejtuesit e opozites shqiptare qe te zene urgjentisht vendet ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve si garanci per nje vendimmarrje te drejte. Edhe faktori nderkombetar duhet te ndjeje pergjegjesine e vet per kete palo demokraci qe i imponoi shqiptareve qe ne vitet ‘90”, thuhet ne deklaraten e Dajtit. Kreu i PPSHR thote se me qendrimet e kreut te PS-se dhe atij te LSI-se, po i lihet rruge problemeve me zgjedhjet. “Per fat te keq, ne konstatojme se edhe Edi Rama dhe Ilir Meta, me veprimet e tyre, po i lene rruge veprimi hajduteve ne pushtet qe te vjedhin serish shpresat e ketij populli per nje te ardhme me te mire”,- thuhet ne deklaraten e PPRSH.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›