Elbasan, dëmtohen posterat e PD, Cakani: Po krijohen incidente të panevojshme
ELBASAN - Persona të paidentifikuar kanë dëmtuar mbrëmjen e djeshme të gjithë posterat e vendosur në zyrën elektorale të PD-së dhe në disa segmente rrugore në fshatin Shushicë.
Dëmtimi i posterave u denoncua nga kandidati për deputet i PD-së në këtë zonë, mjeku neurolog i Qendrës Spitalore të Elbasanit, Bujar Cakani.
Sipas tij, dhunimi i zyrës elektorale dhe dëmtimi i posterave elektoralë të subjektit që ai përfaqëson është konstatuar mëngjesin e sotëm.
Kandidati për deputet i PD-së, Cakani shprehet i indinjuar që qarqe të caktuara po përpiqen të krijojnë incidente të panevojshme dhe të prishin qetësinë e fushatës zgjedhore në Elbasan.
Ai u bën thirrje banorëve të zonës së tij zgjedhore “që të ruajnë qetësinë dhe të punojnë me dinjitet për një fitore sa më të thellë ndaj kundërshtarit në 23 Qershor”.
Nga ana e subjektit që unë përfaqësoj jemi të prirur të bëjmë një fushatë sa më të qetë dhe kërkon që të zbardhen motivet dhe autorët e kësaj ngjarje e cila është dënuar nga i gjithë opinioni pasi në zonën e Shushicës kurrë më parë nuk janë regjistruar incidente gjatë fushatave elektorale.”- u shpreh Cakani.
(er.nu/F.Popja/BalkanWeb)