E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB, thirrje për projekte në kuadrin e Programit të Fondit për Shoqërinë Civile

Zyra e Bankës Botërore bën thirrje për projekte në kuadrin e Fondit për Shoqërinë Civile për vitin 2010 të njohur edhe si programi i granteve të vogla. Programi fokusohet në fuqizimin e angazhimit qytetar të grupeve të mënjanuara dhe të rrezikuara të popullsisë për tu përfaqësuar edhe ato në proceset e zhvillimit. Programi i Fondit për Shoqërinë Civile mundëson Bankën Botërore të promovojë dialogun dhe shpërndarjen e informacionit midis organizatave jofitimprurëse.

Zyra e Bankës Botërore në Tiranë, fton të interesuarit për të paraqitur projekte që trajtojnë, mundësimin e informacionit dhe lidhjeve të grupeve të rrezikuara të popullsisë me organizata/institucione të tjera, ndërgjegjësimin e opinionit publik mbi nevojat e këtyre shtresave të mënjanuara, fuqizimin e komuniteteve nëpërmjet ushtrimit të së drejtës së informacionit dhe monitorimit të shërbimeve publike, krijimin, forcimin e rrjeteve të shoqërisë civile përmes shpërndarjes së informacionit, fushatave ndërgjegjësuese, debateve, forumeve, websiteve, blogjeve, videove, etj, nxitjen e integrimit shoqëror të grupeve të përjashtuara dhe të rrezikuara, rritjen e kapacitetit të këtyre grupeve për të influencuar opinionin publik dhe për të negociuar me pushtetin qendror dhe atë vendor, nxitjen e proceseve pjesëmarrëse të këtyre grupeve në vendimmarrje, rishikimin e kuadrit ligjor mbi angazhimin qytetar dhe fuqizimin e grupeve të mënjanuara. Rekomandime për  përmirësimin e kuadrit ligjor të duhur mbi angazhimin qytetar. Zyra e Bankës Botërore në Tiranë fton për të aplikuar në këtë program, organizata vendase të shoqërisë civile me një eksperiencë prej të paktën dy vjetësh. Shuma e financuar do të jetë deri në 7000$.

Last Updated on E Premte, 19 Shkurt 2010 22:02

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›