Organizohet Forumi Ndërkombëtar i Biznesit
Forumi u hap nga drejtori i Përgjithshëm i Kolegjeve Turke në Shqipëri, Numan Gylen, i cili pasi i uroi mirëseardhjen të ftuarve, shprehu dëshirën që evenimente të tilla të përsëriteshin.
I pranishëm në takim ishte edhe Kryeministri i Republikës, Prof. Dr. Sali Berisha. Në fjalën e rastit, Berisha tha se kolegjet turke janë një histori suksesi në Shqipëri. “Jam krenar që kam kontribuar në hapjen e tyre. Mësimdhënia, disiplina dhe ambientet bashkëkohore, kanë bërë që reputacioni i tyre të jetë tepër i lartë”, theksoi kryeministri Berisha.
Pasi bëri një ekspoze të investimeve turke në Shqipëri, të cilat kanë kapur shifrat e mbi 800 milion eurove, z. Berisha ftoi biznesmenët turq të marrin pjesë në të tjera projekte, si në infrastrukturë, telekomunikacion, në sistemin bankar dhe energjetikë.
“Enka dhe Bektel ndërtuan një korridor i cili realisht po ndryshon rajonin çdo ditë e më shumë. Akset e tjera të mëdha rrugore janë në projekt dhe ndërtim e sipër. Në këto 4 vjet, Shqipëria duhet të ndërtojë dhe rindërtojë rreth 7000 km rrugë . Ndërtuesit turq janë të mirëpritur, ne jemi të vendosur që të ofrojmë si konçensione ashtu dhe punë publike të financuara nga buxheti i shtetit”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.
Sipas të dhënave zyrtare, investimet turke në Shqipëri nga viti 2004 në vitin 2010 janë rritur me 100 për qind.
Më pas, fjalën e mori ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, i cili pasi falënderoi Universitetin Epoka dhe Kolegjet Turke për organizimin e këtij forumi, parashtroi mundësitë e investimit në Shqipëri nga biznesmenët turq.
“Ne do të privatizojmë të gjithë sektorët që shteti është pronar. Për informacione më të detajuara do të nxjerrim një listë të sektorëve që do të privatizohen. Do ketë vërtetë shanse të mëdha. Vlen për tu përmendur se nga industria e naftës do privatizojmë Alpetrolin”, theksoi Prifti.
“Turqia ka eksperienca të mëdha në turizëm. Unë e kam parë dhe vetë zhvillimin e turizmit vit pas viti atje, kështu që ne duhet të mësojmë nga Turqia. Ju bëj të ditur se 94 për qind e bregdetit shqiptar është i pashfrytëzuar, këtu ka vërtetë mundësi të mëdha investimi, për më tepër, ne kemi një bregdet të ngjashëm”, shtoi Prifti.
Në përfundim të fjalimit, ministri Prifti ftoi biznesmenët turq të vizitojnë Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ku dhe do të priteshin personalisht nga ai duke iu ofruar gjithë vëmendja e duhur.
Pas përfundimit të fjalimeve, biznesmenët turq kaluan në takime bilaterale me biznesmenët shqiptar ku lidhen dhe kontrata bashkëpunimi mes tyre.