E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Samaras: Nuk u trembemi hetimeve nga BE-s

Partia konservatore greke, "Demokracia e Re", nuk u trembet hetimeve që pritet të ndërmerren nga Bashkimi Evropian për deklarimet e rreme të deficitit buxhetor të Greqisë. Një fakt të tillë, e ka pohuar udhëheqësi i opozitës greke Antonis Samaras.
Sipas tij, "Demokracia e Re", ka asgjë për të fshehur në një hetim për akuzat se nuk ka raportuar siç duhet borxhin e vendit kur ishte në pushtet. Samaras tha pas bisedimeve dje me kryeministrin Jorgo Papandreu, se partia e tij nuk i trembet asgjëje.
Samaras tha se konservatorët nuk janë përgjegjës për krizën ekonomike të Greqisë dhe kritikoi mënyrën sesi po e adresojnë problemin socialistët.
Ai shtoi edhe se socialistët nuk i kuptojnë pasojat e një hetimi të tillë, duke sqaruar se një proces i tillë do të dëmtojë edhe më tej imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare.
Deputetët socialistë njoftuan të martën se parlamenti do të hetojë akuzat se ish qeveria konservatore nuk raportoi madhësinë e deficitit buxhetor para se të largohej nga pushteti vitin e kaluar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›