E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB6, Elena pendohet për Viganin

TIRANE-Një prej banoreve të reality shou Big Brother Albania 6, Elena, ka thënë gjatë një bashkëbisedimi se pendohet për sjelljet e këqija të treguara ndaj djaloshit nga Gjakova, Viganit.

Elena kohëve të fundit është sjellë shumë keq me Viganin dhe është pikërisht bukuroshja bjonde ajo që gjatë një bashkëbisedimi në shtëpi ka zbuluar pendesën për veprimet e saj.

Por, ajo ka thënë se nuk do të kërkojë falje në mënyrë të drejtpërdrejt, pasi këtë do ta bëjë me anë të gjesteve.
“E kam trajtuar pak keq Viganin këto ditë, ngela duke e gërvishur dhe duke e gricur gjithandej. Duhet të ndryshoj sjellje ndaj tij. Falje nuk i kërkoj dot, kurrë nuk do ta bëj, por ai do ta kuptojë me anë të gjesteve të mia”, ka theksuar Elena.

Mendimin e Elenës dhe pendimin e kanë përkrahur banorët tjerë si Anaidi, që i ka sugjeruar asaj t’i kërkojë falje direkt Viganit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›