E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vdes biznesmeni i plagosur, ende mister rrethanat e atentatit

SHKODËR- Ndërron jenë biznesmeni Besnik Frangaj, i plagosur më 19 prill pas një atentati teksa kthehej në banesën e tij në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër.

45- vjecari biznesmen në fushën e ndërtimit, u qëllua nga persona ende të paidentifikuar. Besnik Fangaj është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila ka zgjatur rreth 6 orë. Bluzat e bardha të Spitalit të Shkodrës, pohuan se plumbat i kishin prekur organet jetike dhe gjenda e biznesmenit është kritike.

Sipas grupit hetimor, 45-vjeçari, baba i një fëmije njihej si person i rregullt dhe nuk ka qenë i përfshirë më parë në ndonjë konflikt.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›