E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, virusi i gripit të shpendëve përhapet në jug të vendit

SHANGAI - Kina njoftoi sot se virusi H7N9 i gripit të shpendëve ishte përhapur për herë të parë në një rajon në jug të vendit, ku një burrë 65 vjeç ishte personi i fundit i infektuar.

"Viktima i fundit banonte në rajonin Fuxhian, që ndodhet pranë Tajvanit, ishulli që konfirmoi dy ditë më parë rastin e tij të parë me gripin e shpendëve H7N9", theksuan burimet zyrtare vendase.
Në total 23 persona kanë vdekur në Kinë, nga virusi H7N9, sipas burimeve zyrtare vendase.

"Deri tani nuk ka asnjë shenjë të transmetimit nga njeriu te njeriu të virusit H7N9 të gripit të shpendëve në Kinë", theksuan burime nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›