BBC, Gadafi i shtruar në spital

BBC raporton se kolonel Gedafi ndodhet i shtruar në një spital pranë Tajoura, në lindje të Tripolit.
Raportimet janë bërë në internet dhe në TV Al-Arabiya. Ndërkohë mësohet se është arratisur një nga djemtë e Gadafit, Mohamed Gadafi. Arratisja është realizuar me ndihmën e besnikëve të Gadafit. Mohamed ishte arrestuar nga rebelët.
Në lidhje me këtë situatë, pritet dhe një konferencë e presidentit Barak Obama në orën 20.00.