E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbështetësit e Chavezit, presin flokët

Përkrahësit e presidentit të Venezuelës, Hugo Chavez, kanë prerë flokët, kjo në shenjë solidariteti me liderin e tyre i cili po lufton kancerin. Qindra mbështetës të tij janë lutur dhe kanë kënduar në një ceremoni publike të transmetuar nga televizioni shtetëror.Në mesin e atyre që kishin prerë flokët ishte edhe një femër. Chavez, i cili ka dëgjuar një këngë kishtare të kënduar nga ta, ka përshëndetur dhe falënderuar të gjithë ata që po i japin mbështetje në luftën e tij me sëmundjen.

“Jemi të krishterë, Krishti na bashkon”, ka thënë Chavez. Ai u ka thënë atyre se ndoshta do t`i duhet edhe një raund i tretë i kimioterapisë, duke thënë se shpreson se gjendja më e vështirë tashmë ka kaluar.

“Më nuk ndihem i sëmurë, por tani po e marr shumë mirë veten”, ka thënë ai.
Në mesin e mbështetësve që kishin prerë flokët kishte edhe disa shtetas dominikanë, të cilët kanë treguar solidaritet për liderin e shtetit fqinj. Ai i ka emocionuar të gjithë pasi ka takuar një vajzë që kishte tumor të avancuar në tru. Ajo i ka dorëzuar atij një flamur të Venezuelës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›