E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti: Djali i Gadafit është larguar

Njëri nga djemtë e kolonelit Muamer Gadafi, që ishte nën arrest shtëpiak, ka ikur. Kështu ka raportuar sot Televizioni Al-Xhazira.

Sipas raportit, djali i Gadafit, Mohamedi, kishte ikur me ndihmën e forcave lokale ndaj babait të tij. Ai u ishte dorëzuar kryengritësve të dielën, dhe është mbajtur në arrest shtëpiak nga kryengritësit.

Al-Xhazira raportoi se luftëtarët shkatërruan shtëpinë ku gjendej Mohamedi dhe e liruan atë pas përleshjes me rojtarët në këtë shtëpi. Vendqëndrimi i Muamer Gadafit vazhdon të mbetet i panjohur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›