Pakistan: Nga sulmi ajror amerikan, tre të vrarë

Oficerët e inteligjencës së Pakistanit, thanë se një aeroplan i dyshuar amerikan pa ekuipazh, sot ka vrarë tre njerëz, në një bazë të militantëve, afër kufirit me Afganistanin.
Zyrtarët pakistanezë thanë se dy raketa kanë goditur një makinë afër qytetit Mir Ali, në Vaziristanin Verior.
Kjo hapësirë është bazë e talibanëve afganë dhe pakistanezë dhe e luftëtarëve të jashtëm islamikë.
Këta zyrtarë të inteligjencës kanë folur në kushte të anonimitetit, duke thënë se nuk janë të autorizuar të flasin me gazetarët.
Shtetet e Bashkuara në mënyrë rutinore shkrepin raketa nga aeroplanët pa ekuipazh, kundër caqeve të militantëve.
Kjo ka shkaktuar kritika nga qeveria e Pakistanit.