BBC, me pak sasi, me shume cilesi

Sipas gazetes “Times”, BBC ka nje projekt riorganizimi qe do sjelle shkurtime te ndryshme ne asete. Radiot qe do te mbyllen jane, 6 Music dhe Asian Network.
Gjithashtu, spektaklet televizive do kene ne dispozicion nje buxhet me te reduktuar, gje qe do te ndodhe edhe me transmetimet e evenimenteve sportive. Ne kete menyre, do jete e mundur qe te kete me shume fonde per sektorin e cilesise dhe krijimit.
Te gjitha keto zera jane ne nje linje me deklaraten e drejtorit Mark Thompson, i cili ka lene te kuptohet se BBC eshte ne prag te nje revolucioni per te kaluar teresisht nga epoka analoge ne ate dixhitale. Ndryshimet do prekin sektorin e internetit te BBC-se, ku faqet elektronike do pergjysmohen dhe buxheti per sherbimin online do tkurret me 25 %.