Romani i Kadares "Darka e gabuar" botohet edhe në frengjisht
Pas suksesit në gjuhën shqipe romani "Darka e Gabuar"e shkrimtarit Ismail Kadare botohet edhe në fërngjisht.Romani është botuar nga shtëpia botuese Fayard duke shënuar suksesin e radhës që ikona e letrave shqipe ka në arenën ndërkombëtare të letërsisë.
"Darka e Gabuar", është një vepër që në shumë kuptime është kronikë në gur por e e parë nga sytë e një të rrituri. Mënyra me të cilën qyteti e përjetoi largimin e italianëve dhe ardhjen e gjermanëve, si dhe më pas, ardhjen e komunistëve. Ky është gjithashtu romani në të cilin, Kadare jep edhe një "vlerësim" shumë krahasues mes pushtimeve italiane, gjermane si dhe ardhjes në pushtet të komunistëve.
Ndërkohë në 2 mars Kadare do të udhëtojë drejt brukselit i ftuar në një takim i cili do të zhvillohet në sallën La Bellone, Kadare do t'iu përgjigjet publikut belg rreth aktivitet të tij si shkrimtar. Ismail Kadare është shkrimtari më i njohur shqiptar, si në Shqipëri dhe jashtë vendit. Ai është kurorëzuar me çmime të shumta, duke përfshirë çmimin "Man Booker International" në vitin 2005 dhe çmimin "Princi i Asturias" në vitin 2009. Ai ka qenë gjithashtu në mënyrë të përsëritur kandidat për çmimin "Nobel".