E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artan Tozaj padit në gjykatë Pirro Çakon

çështja Të pezullohet veprimtaria e presidentit dhe KA-së së “Albautor”-it

Artan Tozaj, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shqiptare për të Drejtën e Autorit në Fushën e Muzikës dhe të Veprave Audiovizuale, "Albautor", si dhe Këshilli i Administrimit i po kësaj agjencie, kanë ngritur padi kundër Pirro çakos, presidentit të “Albautor”, Jorgo Papingjit, Nestor Krajës, Shpëtim Saraçit dhe Vasil Toles. Padia kundër tyre është ngritur për konstatimin e pavlefshmërisë së vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të zhvilluar në datën 9 dhjetor të vitit 2009 për zgjedhjen e Këshillit të Administrimit të Presidentit të Agjencisë “Albautor”. Gjithashtu, padia është ngritur edhe për konstatimin e pavlefshëm të vendimit nr. 2 të datës 5 shkurt 2010 të Këshillit të Administrimit për emërimin e Idar Bistrit në detyrën e drejtorit të agjencisë “Albautor”. Përmes kësaj padie në gjykatë pretendohet pezullimi i vendimmarrjes dhe veprimtarisë së mëtejshme të presidentit dhe Këshillit Administrativ deri në përfundim të gjykimit. Anila Capo-Zere është vendosur gjyqtare e çështjes.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›