E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhelozohet Rezarta: Enxhi, me mua nuk luan dot!

E nervozuar, Rezarta i tregon Mirit se Enxhi e ka provokuar me fjalët që ka përdorur. Ajo mendon se Enxhi ka hyrë në shtëpi veç për të prishur marrëdhëniet e të tjerëve dhe për t’i bërë vajzat xheloze dhe shton se me këtë mënyrë ajo nuk mund të fitojë pikë. E nxehur, Rezi thotë se dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes dhe me fjalët që i kishte thënë Enxhi e kishte bërë të ndihej sikur nuk mban dot një mashkull

Me shumë diskutime, debate, mëri, e shqetësime janë përballur banorët e shtëpisë së “Big Brother”. Enxhi është në qendër të shumicës prej tyre. Sipas banorëve, qëllimi i lojës së vajzës është të përplaset me ta dhe të futet në mes të çifteve që janë krijuar ndaj edhe kanë debatuar për këtë. Pas Seldit dhe Domit, ajo ka vënë në shënjestër një tjetër çift të sapokrijuar, Mirin dhe Rezin. Ndërkaq, në një bisedë mes Oltës dhe Bledit, ky i fundit i ka thënë vajzës se Erioni i ka thënë Enxhit se do të bëjë seks me të.

Thashetheme nga të gjitha anët e shtëpisë

Olta ka komentuar me Bledin për debatin që ka pasur me Enxhin dhe ka thënë që Bertina është shprehur se Enxhi ka ardhur vetëm për të dhe ka mbajtur shënim me laps e letër veprimet e saj. Më pas ajo i ka treguar që Erioni i ka thënë Enxhit që do të donte të bënte seks me të, por ajo i është përgjigjur që nuk është tipi i saj. Bledi i tregon që Erioni i ka thënë se po të mos kishte Bertinën do t’ia kishte ulur kokat vajzave të tjera. Olta çuditet dhe Bledi i thotë që atë do ta kishte bërë për vete, por Olta i thotë që ajo nuk këputet nga bukuria dhe ajo mund të kishte luajtur me të. Më pas ajo flet për Rezin dhe thotë që ajo e nxori veten jashtë loje shumë shpejt, sepse po e komandon Jetmiri dhe ajo e ndien veten inferiore. Ndërkohë, Enxhi ka dalë në kopsht me Jetmirin dhe po flasin për Bertinën. Ajo i thotë që nuk ka gjë kundër saj, por në momentin që ajo e ofendon, nuk ka pse ta durojë. Ajo i tregon që është ndier keq në situatën që u krijua mes Seldit dhe Domit, pasi u duk sikur ajo iu fut në mes dhe i ndau, ndërkohë që nuk ka pasur këtë qëllim. Më pas Jetmiri i thotë që ajo duhet të sillet në atë mënyrë që ta përcjellë sa më mirë mesazhin që është njeri i mirë dhe ai i thotë që as njerëzit e tij mund të mos e njohin shumë mirë Jetmirin dhe tani do e kuptojnë se si është në të vërtetë.

Olta i thotë Erionit: “Nuk e mbajte fjalën!”

Olta dhe Erioni ndodhen të dy vetëm në kopsht. Ndërsa bisedojnë, Olta i thotë se ai nuk e ka puthur fare sot, madje u bënë dy ditë që ai nuk e puth. Ajo afrohet ngadalë tek Erioni, i cili e puth në faqe. “Kaq pak?”, e pyet vajza, ndërsa ai i përgjigjet se do t’i japë edhe një të puthur para se të flenë. “Atë puthje e dua ëmbël”, i thotë ajo dhe e puth. Erioni i thotë se ndoshta Bledi mund të thotë ndonjë gjë për këto puthje, por ajo ia kthen se ai nuk ka përse të thotë asgjë, sepse ajo është vetëm në shtëpi duke nënkuptuar se nuk është e lidhur. Ajo i thotë Erionit se e mbajti fjalën e dhënë, ndërsa ai jo. Ai ia kthen se e ka gabim, por Olta insiston duke i thënë se ai i dha fjalën të cilën nuk e mbajti dhe e pyet nëse kjo gjë është sa për qëndrimin në shtëpi. Erioni i përgjigjet se nuk ecën me llogaritje dhe shprehet se gjërave nuk i dihet asnjëherë se si shkojnë. “Ai me ty është tjetër projekt”, vazhdon ai, ndërsa Olta shprehet se kjo gjë i pëlqen dhe përsërit fjalët e fundit të Erionit.

Prova e javës

Domenika u kërkon banorëve që të mblidhen, sepse po fillojnë provën e javës. Ajo u komunikon banorëve se prova ka për qëllim të vërë në provë dhe të nxisë durimin e tyre. Ata do të ndahen në dy grupe përkatësisht: Graciela, Valoni, Bertina, Eduard, Ada, Seldi, Rezarta dhe Hakiu dhe grupi tjetër përbëhet nga Olta, Jetmiri, Domenika, Bledi, Erioni, Klodi dhe Enxhi. Grupi i parë ka për detyrë të qërojë gjashtëdhjetë vezë të ziera me doreza boksi, ndërsa grupi i dytë duhet të gjejë mes shumë fasulesh të bardha, katërmbëdhjetë fasule të kuqe nga dy për secilin banor përsëri me doreza boksi ku të dyja grupet brenda një kohe të caktuar që do të fillojë dhe mbarojë me rënien e gongut.

“Erioni po luan me Bertinën”

Në dhomën e gjumit, Miri dhe Bledi diskutojnë për raportet me banorët e tjerë. Miri shprehet se nëse dikujt i intereson të flasë me të, mund të vijë t’i flasë nëse jo, as ai s’do ta marrë mundimin. Ai shprehet se kanë ardhur për të bërë qejf e jo për të marrë këshilla jete nga njëri-tjetri. Miri tregon për lidhjen e tij me Rezartën. Ai thotë se janë një çift pa komplekse e që e pëlqejnë njeri-tjetrin e po sillen shumë natyrshëm mes tyre. Miri pranon se ajo nuk është dashuri, por një pëlqim reciprok. Ata diskutojnë edhe për lidhjen e Erionit me Bertinën ku Bledi mendon se Bertina ka rënë në dashuri vërtet me Erionin dhe po vuan nga sjellja e tij. Të dy djemtë mendojnë se Erioni nuk po sillet korrekt ndaj saj duke bërë “filma” me Oltën e sipas tyre, ai po përdoret prej saj, gjë që sjell dëm si ndaj tij edhe ndaj Bertinës duke e bërë të vuajë. Bledi thotë se Erioni duhet të marrë guximin e t’i thotë Bertinës se nuk e do dhe shprehet se është më mirë një dhembje e shkurtër sesa një vuajtje pa fund. Ai shprehet se Bertina mendon dhe rri me të gjatë gjithë kohës e kështu është shkëputur nga të tjerët, ndërsa Miri mendon se kjo gjë do bëjë që ajo të dalë nga loja, sepse edhe publiku nuk do ta njohë se cila është.

Rezarta, xheloze për Enxhin

Jetmiri thërret Rezartën që të bisedojnë, sepse e sheh që ajo është e nervozuar me Enxhin, pasi është bërë mjaft xheloze për të se pa Mirin edhe Enxhin në dhomë. Rezarta është e nervozuar dhe tregon se ajo e ka provokuar me fjalët që ka përdorur. Ajo mendon se Enxhi ka hyrë në shtëpi veç për të prishur marrëdhëniet e të tjerëve dhe për t’i bërë vajzat xheloze dhe shton se me këtë mënyrë ajo s’mund të fitojë pikë. Miri e këshillon që të qetësohet dhe i thotë se ndaj provokimeve të saj, më e mira që duhet bërë është të ruash qetësinë. Rezarta e nxehur tregon se ajo dëshiron që të jetë në qendër të vëmendjes dhe me fjalët që tha, e kishte bërë të dukej sikur nuk mban dot një mashkull. Miri e qetëson dhe i thotë se edhe në jetën reale ndodhin këto provokime, por shton se nëse ai nuk ia var Enxhit, atëherë edhe ajo do heqë dorë prej tij. Ai i thotë Rezartës se nëse dëshiron një provë besimi nga ai, do ia japë, çfarëdo që të kërkojë, por Rezarta ia kthen se për të krijuar besimin i duhet kohë. Miri e pyet nëse dëshiron që ai të mos flasë më me Enxhin, por ajo i përgjigjet se nuk është kundër shoqërimit dhe bisedës ndërmjet të dyve, por mendon se Miri mund t’i ketë lënë shkak Enxhit që ajo sillet në këtë mënyrë. Miri premton se do përpiqet që të përmirësojë situatën dhe të sqarohet me Enxhin dhe i kërkon Rezartës që të mos kushtëzohet nga kjo që ndodhi për të prishur harmoninë e saj në shtëpi.

Enxhi shkakton debate me banorët

Teksa banorët bëjnë shaka në sallon Enxhi herë pas here ngacmon banorët. Ajo flet me Seldin dhe debaton me të. Ajo thotë se ardhja e saj në shtëpinë e BB ka sjellë bum në shtëpi. Seldi i thotë se ti ke sjellë mbushje jo bum dhe Enxhi ia kthen “mbylle gojën se ta plasa bombën”, duke iu referuar diçkaje që i ka thënë Seldi. Erioni thotë se para se të vinte Enxhi kishte më shumë debate në shtëpi. Këtë mendim e ka edhe Rezarta dhe Enxhi nis të debatojë me të për shkak të një momenti kur Rezi kishte qeshur me të. Enxhi i thotë Rezit se asaj nuk ka ç’i duhet se çfarë bën ajo. “Unë mund të flas, mund të them shumë gjëra po me vepra nuk i bëj. Unë nuk i jam futur asnjërit në krevat”, i thotë Enxhi duke shtuar se Rezi është xheloze, pasi ajo rri pranë Jetmirit dhe se del me rroba banje. Pas kësaj edhe Rezarta merr zjarr dhe thotë se ajo nuk është xheloze dhe për sa i përket lojës ajo thotë “ti lojën bëje si të duash, po me mua nuk bën lojë. Mua mos u mundo të më prekësh aty ku nuk dua”. Të dyja vajzat debatojnë për një kohë të gjatë.

Krizë mes çifteve në BB

Enxhi, pasi qëndron disa minuta në dhomën e gjumit del jashtë dhe fillon që të qajë. Pas saj shkon edhe Miri i cili nis të flasë me të për ta qetësuar. Ai e pyet për debatin dhe Enxhi fillon të fajësojë Rezin që, sipas saj, ajo është xheloze për Jetmirin. Ajo i thotë Mirit se Rezi i kishte thënë “Do iki të fle te Miri se mos më tradhton ai...”. Rezarta është e nervozuar, pasi Enxhi po qan dhe ajo nuk do që të ndihet në faj dhe për më tepër Jetmiri gjatë gjithë kohës ka mbajtur më tepër anën e Enxhit. Pas disa minutash Jetmiri merr Rezartën dhe del jashtë për t’u sqaruar në lidhje me xhelozinë dhe debatin. Jetmiri i thotë Rezit se Enxhi nuk është vajzë e keqe. Rezarta nis të sqarojë edhe një herë arsyet e saj. Ajo i thotë se ishte Enxhi ajo që kishte deklaruar se i pëlqente Jetmirit dhe asaj i duket se është Enxhi që xhelozon dhe jo ajo. Jetmiri nis që t’i mbushë mendjen Rezit se Enxhi nuk ka faj. Ai i thotë se Enxhit i janë kthyer të gjithë kundër dhe banorët presin që ajo të debatojë me dikë. Sipas Mirit, të gjithë banorët presin që në këtë debat ai të pozicionohet, por ai nuk do që të ndodhë një gjë e tillë. Të dy të rinjtë vazhdojnë të debatojnë ndërmjet tyre për një kohë të gjatë. Pas zënkave që kanë pasur Domenika me Seldin tashmë është çifti i dytë që hyjnë në debate prej Enxhit janë Miri dhe Rezarta.

Olta: “Po të ndieja për Erionin, Bertina s’kishte shanse”

Bledi i thotë Oltës se ajo ka bërë veprime joshjeje në drejtim të Erionit. Olta ia mohon vendosmërisht këtë gjë duke i thënë se ajo nuk e kupton se si Bledi mund të mendojë gjëra të tilla, pasi Erioni tashmë është me Bertinën. Olta sqaron Bledin se për Erionin ajo nuk ka ndierë asnjëherë. “Mua nuk më ka tërhequr që në fillim Erioni se po të më tërhiqte do ta kisha bërë për vete. Nuk kishte shanse ajo (Bertina) që të ma merrte”, ka thënë ndër të tjera Olta. Ajo thotë se asaj i ka pëlqyer lufta me Bertinën, por pa kontakte, sipas mënyrës së saj. Bledi i thotë se kjo mund të jetë edhe lojë e rrezikshme dhe Olta i thotë se për aq kohë sa ajo ka besimin në vetvete, nuk ka për të pasur frikë nëse është lojë e rrezikshme apo jo. Ajo thotë se ka dëshirë që të luajë me nervat e Bertinës dhe Erionit, sepse ajo për këtë ka hyrë në BB, që të kënaqet dhe kjo është një mënyrë për t’u argëtuar për të.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›