E Diel, 1 Nëntor 2026

KS vendos sot për vëzhguesit ushtarakë në Siri, për armëpushimin qeveri-opozitë

SIRI- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot mbi vendimin në se do të dërgojë një ekip vëzhguesish ushtarakë në Siri për të monitoruar armëpushimin mes qeverisë dhe luftëtarëve të opozitës.

Armëpushimi, i ndërmjetësuar nga i dërguari i OKB-së dhe i Lidhjes Arabe, Kofi Anan, hyri në fuqi të enjten, por dje filluan të shfaqeshin shenja shkeljeje të tij, ndërkohë që forcat siriane të sigurisë qëlluan dhe vranë të paktën pesë protestues.

Plani i propozuar nga Anan bën thirrje që qeveria të tërheqë trupat nga zonat urbane dhe të përfundojë shtypjen e dhunshme një vjeçare ndaj kundërshtuesve të saj. Ky plan gjithashtu i bën thirrje rebelëve që të ndalojnë luftimet.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›