E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës: E vendosur për të luftuar evazionin fiskal

TIRANË- Bashkia e Tiranes është e vendosur për të luftuar konkurrencen e pandershme, informalitetin dhe evazionin fiskal. "Bashkia e Tiranës ka qënë, është dhe do të jetë e vendosur për partneritet me biznesin në Tiranë. Të gjitha ato biznese që kanë qoftë dhe një ankesë, apo edhe paqartësi, i kanë patur dhe i kanë të hapura dyert e Bashkisë së Tiranës. Spekullimi për përfitim politik nuk i shërben askujt", thuhet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës, shpërndarë sot për mediat.

Kryetari i Bashkisë, vijon deklarata, ishte i hapur për t’u ballafuar me abuzimin politik që po i bëhet çështjes së taksave edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, gjë që nuk u pranua nga ata që flasin sot për rritje taksash, çka dëshmon që ajo po përdoret thjeshtë dhe vetëm për konsumin e radhës të politikës shterpë.

"Bashkia do të vazhdojë të ndërmarrë hapa dhe masa të tjera konkrete për mbështetjen e biznesit dhe lehtësimin e barrës fiskale, por kjo nuk do të thotë që disa biznese të paguajnë e disa të tjera t’u bëjnë atyre konkurrencë të pandershme. Koha kur bizneset nuk i paguanin në Bashki, por ua jepnin nën dorë inspektorëve tatimorë, ka marrë fund", përfundon deklarata e Bashkisë së Tiranës.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›