E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi bërthamor, Irani sot bisedime me fuqitë botërore

TURQI- Gjashtë fuqitë botërore do të takohen sot në Turqi për të nisur bisedimet me Iranin, me qëllim dhënien fund të ngërçit mbi programin bërthamor të Teheranit.

Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania shpresojnë se bisedimet, që do të mbahen në Stamboll, do të frenojnë rritjen e tensioneve në rajon. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur tashmë një sërë sanksionesh që, pos tjerash, godasin Industrinë e Naftës së Iranit dhe Bankën e tij Qendrore.

Irani thotë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore, por kritikët dyshojnë se regjimi po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore. Këto janë bisedimet e para që mbahen mes Iranit dhe fuqive më të mëdha botërore në 15 muajt e fundit. Përpara takimit, analistët kanë thënë se ka pak shpresë që bisedimet e Stambollit të rezultojnë me ndonjë përparim. 
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›