E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolumbi, Obama merr pjesë në Samitin e Gjashtë Amerikave

KOLUMBI- Presidenti Barack Obama ndodhet sot në Kartagjenë, të Kolumbise, ku do të marrë pjesë në takimin e udhëheqësve të vendeve të kontinentit Amerikan, i njohur si Samiti i Gjashtë i Amerikave. Para mbërritjes në Kartagjenë Obama u ndal në portin e Tampas, në Florida, prej nga niset një pjesë e rëndësishme dhe në rritje e fluksit të eksporteve amerikane drejt partnerëve tregtarë të mëdhenj si Argjentina, Brazili dhe Meksika.

Obama përdori këtë port si shembull për të nxjerrë në pah rëndësinë e tregtisë rajonale, para se ai të takohej me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Samiti është gjithashtu një mundësi për presidentin e Kolumbisë Santos të shfaqë përparimin e vendit të tij, pas viteve të konfliktit me trafikantët e drogës dhe guerrilasve të FARC-ut. Mediat raportojnë se Obama mund të shfrytëzojë vizitën e tij për të njoftuar se Kolumbia ka plotësuar kushtet mbi të drejtat e punëtorëve që ishin kërkuar për implementimin e plotë të Marrëveshjes për Tregti të Lirë midis SHBA-së dhe Kolumbisë. Por, Shtëpia e Bardhë nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›