E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuq e Zi: Ministria e Transporteve ka krijuar monopole

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi është mbledhur sot për të filluar një bashkëpunim të rëndësishëm me organizatat e transportit, sigurisë rrugore, detare dhe ajrore. Duke parë dhe situatën e rëndë të aksidenteve automobilistike, Aleanca Kuq e Zi mblodhi edhe sugjerime të ekspertëve për të ndryshuar situatën. 

Gjatë takimit u sulmua Ministria e Transporteve, e cila sipas Aleancës Kuq e Zi , ka krijuar dhe lejon monopolet në sektorin e transportit rrugor, ajror e detar. Gjithashtu u denoncua edhe fakti qe në vendin tonë është vetëm një aeroport, dhe bllokohet puna në aeroportin e Kukësit. 
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›