BB: Të ulet borxhi publik

Duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar ekonominë shqiptarë, megjithatë kjo bankë kërkon që të ulet niveli i borxhit publik.
“Fokusi ynë në vitin 2012 do të jetë ndihma për Shqipërinë për të zbutur ndikimet e krizës së vazhduar të eurozonës. Unë besoj se ju e keni lexuar deklaratën tonë për shtyp të kohëve të fundit rreth një rritjeje në paketën e investimeve të cilën Banka Botërore e vuri në dispozicion për Shqipërinë. Këto vende janë shumë të lidhura me ekonomitë e eurozonës dhe sit ë tilla janë shumë të ndjeshme ndaj ndryshimeve në ritmin ekonomik në këto ekonomi. Objektivi kryesor i këtij financimi është të ndihmojë vendet e prekura të ruajnë një rritje të qëndrueshme pavarësisht rreziqeve të jashtme të shtuara”, tha përfaqësuesja e Bankës Botërore, Ksenya Lvovsky.
Sipas zyrës së BB-së, borxhi ka shkuar në kufi të 60% dhe për këtë duhen marra masa për të ulur deficitin buxhetor. Sipas BB-së, Shqipëria ka varësi të madhe nga ajo që ndodh në Evropë dhe situata ekonomike e saj. Sa i takon ndihmës, përfaqësuesja e Bankës Botërore deklaroi se BB-ja garanton mbështetje për reduktimin e dobësive fiskale dhe borxhit publik, ndihmë qeverisë për hartimin e reformës së pensioneve, asistencë për ndryshimin e ligjit për ndihmën sociale dhe për forcimin dhe zhvillimin e reformave.
“Në Shqipëri, pjesa më e madhe e këtij financimi të ri do të përdoret për të forcuar dhe zgjeruar programin e reformave, të cilat ne kemi planifikuar të mbështesim nëpërmjet huave të politikave të zhvillimit (Development Policy Loan - DPL) për qeverisjen dhe konkurrueshmërinë. Asistenca jonë do të përqendrohet gjithashtu mbi reduktimin e dobësive fiskale dhe nivelin e borxhit publik. Gjithashtu mund të jepet mbështetje për mbrojtjen e sektorit financiar nga tronditjet e jashtme. Disa ekspertë po vizitojnë këtë javë Shqipërinë për të diskutuar me qeverinë masat që do të mbështeten, kuadrin kohor të zbatimit të tyre, nevojat për financim dhe instrumentet përmes të cilëve do të kanalizohen fondet”, shtoi ajo. /Start/
2012-01-12 10:48