E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA/ Shkurtimet e vendeve të punës, më të pakta se parashikimet

Punëdhënësit amerikanë shkurtuan rreth 247 mijë vende pune gjatë muajit korrik, një shifër shumë më e ulët se parashikimet e bëra dhe më e ulëta krahasuar me çdo muaj paraardhës që prej gushtit të vitit të kaluar, bëhej e ditur sipas një raporti qeveritar të publikuar sot, që përbën provën më të pakundërshtueshme se ekomonia po rimëkëmbet.
Me më pak shkurtime të vendeve të punës, niveli e papunësisë u ul në 9,4 për qind në korrik nga 9,5 për qind muajin paraardhës, deklaroi Departamenti amerikan i Punës, hera e parë që niveli i papunësisë është ulur, që nga muaji prill i vitit 2008. Qeveria rishikoi të dhënat mbi shkurtimin e vendeve të punës për muajt maj-qershor, ku tregohet një rënie të këtyre shkurtimeve me 43 mijë të tilla më pak se sa ishte raportuar më parë. Që nga fillimi i recesionit në dhjetor të vitit 2007, ekonomia ka humbur 6,7 milionë vende pune, deklaroi departamenti.
Humbja e vendeve të punës gjatë muajit korrik ishin të shpërndarë në të gjithë sektorët, por shkurtimet nisën të ngadalësoheshin dukshëm nga muajt e kaluar.
Papunësia në sektorin e prodhimit ra me 52 mijë, për herë të parë që nga shtatori kur shkurtimet ishin më pak se 100 mijë vende pune, pas humbjes së 131 mijë të tillëve gjatë qershorit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›