Rohan, kundër shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi
Ambasadori Albert Rohan është plotësisht kundër idesë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, ide e përkrahur para disa ditësh edhe nga kongresisti amerikan Dana Rohrabacher. "Përgjigja ime është shumë e prerë - jo. Jam kundër kësaj ideje. Nuk mendoj se shkëmbimi i territoreve është zgjidhje. Jam fuqishëm kundër kësaj", ka thënë Rohan, në një intervistë për të përditshmen Express.
Diplomati austriak Rohan dhe shefi i tij i dikurshëm Martti Ahtisaari kanë ndërmjetësuar bisedimet për statusin e Kosovës dhe kanë hartuar planin gjithëpërfshirës nën mbikëqyrjen e gjashtë shteteve të fuqishme, anëtare të Grupit të Kontaktit.
Ai nuk ka asnjë informatë nëse ndonjë nga qeveritë e këtij grupi mund të jetë prapa këtij opsioni të promovuar nga kongresisti Rohrabacher. "Nuk jam në dijeni për ndokënd, i përfshirë në vendimmarrje, që përkrah këtë ide. Mendoj se kjo ka qenë deklaratë e kongresistit i cili mund të jetë i interesuar për Kosovën, por nuk është një nga faktorët vendimmarrës", ka thënë ambasadori Rohan.