Vidal i Juventusit

Nga Express më 21 korrik 2011 në ora 14:30
Mesfushori kilian Arturo Vidal ka konfirmuar se do të transferohet në Juventus nga Bayer Leverkusen.
Vidal, 24 vjeç, u tha gazetarëve në aeroportin Santiago se është duke u nisur drejt Italisë për të finalizuar kalimin te Bianconerët.
“Jam i lumtur, është një hap i madh dhe i rëndësishëm për karrierën time në njërin prej klubeve më të mëdha në Evropë. Jam shumë i lumtur me këtë mundësi të re që më është ofruar”, tha Vidal.
Sipas medieve italiane, Juventus do t’i paguajë Leverkusenit 10.5 milionë euro për Vidalin.