E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ndikimi i teknikave amerikane ne Shqiperi"

"Asnje padi nuk eshte ngritur kunder ambasades apo ndonje personeli te saj. Nuk ka akuza penale dhe as pretendime per kundervajtje penale. Komiteti Uaksman po ndjek hetimin e tij per ceshtjen e shitjes se armeve dhe ndonje perfshirje te mundshme ne ambasade"

Zevendesndihmesi i Sekretarit amerikan te shtetit, Stjuart Xhouns thote se Shtetet e Bashkuara mbeshtesin ngritjen e institucioneve te pavarura dhe institucioneve te Drejtesise ne Shqiperi. Z. Xhouns i cili zhvilloi nje vizite dyditore ne Tirane i tha dje Zerit te Amerikes se Zyra e Prokurorit te Pergjithshem eshte shume e rendesishme dhe pavaresia e gjyqesorit nje vlere e rendesishme per demokracine.

Z. Xhouns, disa dite me pare, Presidenti Bush nenshkroi protokollet e anetaresimit ne NATO te Shqiperise dhe Kroacise, nje moment shume i rendesishem dhe vleresues per vendin. Si i perkufizoni marredheniet Amerike-Shqiperi dhe cilat jane pritshmerite per muajt e ardhshem?

Une isha i pranishem ne ceremonine ne Shtepine e Bardhe, ku Presidenti nenshkroi protokollet. Ishte dicka shume e gezueshme, shume pozitive. Presidenti Bush foli me emocione te verteta. Ishte shume i kenaqur me nenshkrimin e protokolleve. Nenkuptimi ishte njohja nga Shtetet e Bashkuara, qe Shqiperia eshte gati te behet anetare e Aleances se NATO-s. Ne jemi vetem nje aleat i NATO-s. Aleatet e tjere po kryejne procesin e tyre te ratifikimit. Por per ne, si amerikane, ishte nje mundesi per te percjelle mbeshtetjen tone per anetaresimin e Shqiperise, dicka qe e bejme me kenaqesi. Sic e dini, ne kemi qene nder mbeshtetesit me te forte te Shqiperise. Jemi mirenjohes per kontributet e Shqiperise per Aleancen, me trupa ne Afganistan dhe Irak.

Ju u takuat me Kryeministrin Berisha dhe kreun e opozites Edi Rama. Besoj moret dy pamje te ndryshme se si po ecen vendi. Cilat ceshtje u ngriten ne keto takime?

Nuk degjova pikepamje te ndryshme se si po ecen vendi. Degjova pikepamje shume te ngjashme se si po ecen vendi. Degjova nga te dy, entuziazem per reformat qe jane kryer dhe entuziazem real per anetaresimin ne NATO. Degjova prej tyre edhe pikepamjet e tyre mbi rrugen e Shqiperise perpara, e cila do te fokusohet te rritja ekonomike dhe mbeshtetja per institucionet e pavarura.

Meqenese jemi tek institucionet e pavarura, marredheniet mes drejtesise dhe politikes kane qene gjithmone problem per Shqiperine. Besoj jeni ne dijeni te faktit qe ceshtja eshte ne qender te debatit aktualisht, sidomos per shkak te perplasjeve mes qeverise dhe Prokurorise, por edhe me perfaqesues te gjyqesorit ne lidhje me nje sere ligjesh te hartuara nga qeveria. Ka pasur deklarata kritike nga ambasadoret e vendeve te BE-se dhe nga Ambasadori Uidhers mbi situaten. A eshte i shqetesuar mbi situaten Departamenti i Shtetit?

Shtetet e Bashkuara e mbeshtesin kete proces zhvillimi ne Shqiperi, ngritjen e institucioneve te pavarura, institucioneve te drejtesise dhe te tjera, qe do te sigurojne rritje ekonomike dhe politike. Eshte nje proces i natyrshem zhvillimi. Ferkimet mes gjykatave dhe forcave politike lindin ne cdo vend. Por Shtetet e Bashkuara do te vazhdojne te mbeshtesin ngritjen e institucioneve te pavarura. Zyra e Prokurorit te Pergjithshem eshte shume e rendesishme. Pavaresia e gjyqesorit eshte nje vlere shume e rendesishme ne nje demokraci. Sic e thashe, ishte nje vlere qe ma shprehen edhe Berisha edhe Rama. Kete diskutim, ne te cilin Shtetet e Bashkuara jane krenare qe marrin pjese, e shohim si nje diskutim te natyrshem, te rendesishem, dhe qe e con Shqiperine ne drejtimin e duhur.

Me Kryeministrin Berisha, diskutuat ne pergjithesi, apo me hollesi mbi debatet konkrete qe vazhdojne ketu?

Kush e ka takuar Kryeministrin tuaj e di qe ka aftesine te flase me shume hollesi. Foli me shume hollesi mbi situaten, si e shihte ai, per cfare po punonte, per pavaresine e gjyqesorit. Nuk folem mbi problemet si te tilla, folem mbi vleren e perbashket te pavaresise se gjyqesorit, institucionet e pavarura, perparimin e Shqiperise ne zhvillimin shoqeror dhe ekonomik, si dhe ne qenien e nje anetareje me vlere e Aleances se NATO-s dhe qe ecen drejt institucioneve evropiane.

Besoj se jeni ne dijeni qe ne mars te ketij viti, ndodhi nje shperthim ne nje fabrike cmontimi municionesh ku vdiqen 26 shqiptare. Mbi kete ceshtje ka nje debat qe vazhdon ne Shqiperi. BE dhe Sh.B.A. kane vene ne dukje qe hetimet mbi ceshtjen duhet te cohen deri ne fund. Sa do te ndikoje ecuria e hetimit ne vleresimin e Departamentit te Shtetit per Shqiperine?

Eshte e qarte qe Shtetet e Bashkuara e mbeshtesin hetimin. Eshte dicka qe do te kryeje rrugen e vet. Te gjitha vendet kane ceshtje si keto. E rendesishmja eshte te hetohet, te njihet kush eshte pergjegjes, dhe te ndermerren reformat e nevojshme per te shmangur incidente te tilla ne te ardhmen. Marredhenia Shqiperi-Sh.B.A. nuk varen nga ceshtje individuale si kjo. Eshte nje marredhenie shume me e forte. Por populli shqiptar duhet te dije qe Shtetet e Bashkuara, do ta mbeshtesin Shqiperine, nderkohe qe ajo kryen hetimin dhe e con ate drejt perfundimit logjik.

Paralel me incidentin, pati edhe nje kontrate problematike per shitje municionesh nga Shqiperia ne Afganistan, permes nje kontrate mes Ministrise se Mbrojtjes dhe nje kompanie amerikane. U be publike me ane te artikujve te Nju Jork Taims. Pati edhe nje hetim te Kongresit qe beri akuza kunder Ambasades Amerikane ketu ne Tirane. Departamenti i Shtetit tha se filloi hetimin e vet te brendshem. Kane perfunduar keto hetime dhe cilat jane perfundimet e tyre?

Faleminderit per mundesine per t'iu pergjigjur kesaj pyetjeje. Me lejoni te jem i qarte: Asnje padi nuk eshte ngritur kunder ambasades apo ndonje personeli te saj. Nuk ka akuza penale dhe as pretendime per kundervajtje penale. Komiteti Uaksman po ndjek hetimin e tij per ceshtjen e shitjes se armeve dhe ndonje perfshirje te mundshme ne ambasade. Ashtu si presim autoritetet shqiptare te ndjekin hetimin e incidentit te Gerdecit ne perfundimin e vet logjik, po ashtu presim qe Komiteti i Uaksman te beje te njejten gje. Kur ai hetim te jete kryer, dhe cfaredo hetimi anesor lidhur me te, jam i bindur qe perfundimi do te jete se kjo Ambasade, nga Ambasadori tek i gjithe personeli, po kryenin pikerisht ate qe duhet te benin, te perfaqesonin ne menyre te shkelqyer Sh.B.A. dhe te ndertonin marredhenien dypaleshe Shqiperi-Sh.B.A. ne nivelin e shkelqyer ne te cilin ndodhen tani.

Nje problem i ngritur shpesh per Shqiperine eshte ai i korrupsionit. Ka pasur dhe disa vleresime pozitive, si raporti i Transparency International. Megjithate, thuhet gjithmone qe duhet bere me shume. Sipas jush, ne c'drejtim duhet bere me shume?

Kur lufton korrupsionin, pavaresisht ku je ne bote, ka gjithmone me shume qe duhet bere. Korrupsioni gerryen jo vetem ekonomine e nje vendi, por shpirtin, besimin qe njerezit kane tek autoritetet e tyre dhe shoqeria e tyre. Te gjithe ne si nepunes publike kemi per detyre themelore te luftojme korrupsionin. Qeveria e Sh.B.A. po punon me qeverine shqiptare mbi nje game te gjere nismash anti-korrupsion. USAID po punon drejtperdrejt me qeverine shqiptare per prokurimin elektronik dhe teknika te tjera te teknologjise se larte per te luftuar korrupsionin. Pak me pare, degjova nje raport mbi disa prej ketyre masave. Ekipi yne eshte shume i kenaqur me pranimin nga qeveria dhe homologet shqiptare te ketyre programeve. Do te kete nje ndikim te madh ketu ne Shqiperi.

Nje pyetje te fundit, qe nuk lidhet me Shqiperine por me Kosoven, shtetin me te ri ne bote. Sh.B.A. ka dhene shume mbeshtetje per pavaresine e Kosoves. Ku mendoni duhet te perqendrohet udheheqja kosovare ne muajt e ardhshem?

Jemi shume krenare qe mbeshtesim Republiken e re te Kosoves. Mund te themi qe ka pasur sukses te jashtezakonshem ne Kosove qysh nga shpallja e pavaresise me 17 shkurt. Jane miratuar shume ligje, zbatimi i planit Ahtisari, nje kushtetute qe njeh te drejtat themelore te te gjithe popullsise se Kosoves, me mbrojtje te posacme per pakicat. 51 vende e kane njohur Kosoven. Pra, suksesi qe kemi pare keto muaj ka qene i jashtezakonshem. Pergezoj udheheqesit e Kosoves por edhe qeverine shqiptare per mbeshtetjen e saj. Autostrada Durres-Kukes qe po ndertohet mes Shqiperise dhe Kosoves do te jete nje pasuri e madhe per zhvillimin ekonomik te Kosoves. Ketu mendoj duhet t'i perqendrojme energjite tona, te zhvillimi ekonomik i Kosoves. Disa nga sfidat politike sigurisht mbeten. Por sfida e vertete tani eshte krijimi i vendeve te punes dhe veprimtarise ekonomike ne Kosove.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›