Shisnin makina te vjedhura per skrap, dy ne pranga
Fier- Nje grup qe vidhte makina dhe me pas i shiste per pjese kembimi dhe skrap eshte vene ne pranga nga policia e Fierit diten e djeshme, ndersa pronari i nje pike grumbullimi te hekurit u shpall ne kerkim si i dyshuar. Burime zyrtare thane se gjate operacionit te koduar "Distributori", marre nga pika ku cmontoheshin dhe me pas shiteshin pjese te mjeteve per skrap, jane ndaluar Dorian Pashaj, 22 vjec dhe Ervis Dollani, te dy banues ne Vlore, i fundit i denuar nje here me pare per vjedhje. Nga hetimi i kryer rezulton se ne bashkepunim me njeri-tjetrin, te rinjte dyshohen se kane vjedhur nje automjet tip "Benz" me targa FR 0396 C, prone e L. B., ngjarje e ndodhur gjate mbremjes se enjte. Nderkohe qe ne fshatin Verbas te komunes Sharrez eshte gjetur automjeti tip "Alfa Romeo", me targa VL 7743, qe nga verifikimet e kryera rezultoi se i perket nje prej te ndaluarve. Mjeti "Benz" eshte shitur me 1,5 milione leke te vjetra ne nje pike grumbullimi skrapi, me pronar Meleq M., ne Vlore, qe u shpall ne kerkim.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj