E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperia do te perballet me disa standarde rigoroze"

TIRANE - Shefi i projektit per Demokracine e re ne Evrope Januzz Bugajski, nje nder analistet me te njohur, flet per zhvillimet e fundit ne Shqiperi, marredheniet mes Rusise dhe SHBA si dhe impaktin e zgjedhjeve presidenciale ne Ballkan dhe ne Evrope. I pyetur si e sheh Shqiperine ne ditet e sotme, z. Bugajski tha se zhvillimet e Shqiperise si MSA, hyrja ne NATO dhe marredheniet me SHBA jane fakte te pamohueshme. Bugajski, pati takime keto dite ne Tirane, me politikanet shqiptare. Takimet e Bugajskit me kreret e politikes shqiptare, u fokusuan ne politiken e jashtme qe po ndjek Shqiperia dhe zhvillimet e fundit ne arenen nderkombetare. Ne nje interviste dhene dje per Ntv, Bugajski ka theksuar nga ana tjeter, se BE kerkon me shume reforma ne politike, ekonomi si dhe lufte me te madhe ndaj krimit dhe korrupsionit ne vend. Kane kaluar rreth 18 vjet qe nga renia e komunizmit ne Shqiperi. Si e vleresoni progresin e Shqiperise ne ditet e sotme?

Kush do ta mendonte qe 18 apo 20 vite me perpara, Shqiperia do te ishte nje anetare e NATO-s dhe tashme ky eshte nje fakt. Kush do ta mendonte qe Shqiperia do futej ne procesin per t'iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe nje gje e tille po ndodh, apo kush do ta kishte imagjinuar qe Shqiperia do te kishte marredhenie te ngushta me SHBA-ne, te cilat tashme i ka. Duke u nisur thjesht nga keto fakte duket se Shqiperia ka bere nje perparim te dukshem. Por nuk duhet mohuar qe ka ende shume rruge perpara, duhet te behen shume reforma per te qene plotesisht i kualifikuar per Bashkimin Evropian, te luaje nje rol me te madh ne rajon dhe te rris standardet e jeteses. Por serish theksoj se ka ende shume pune per t'u bere.

Z. Bugajski, ju patet disa takime me politikanet shqiptare. Cilat ishin ceshtjet qe diskutuat?

Ishin kryesisht ceshtje te jashtme. Politikanet shqiptare ishin te interesuar per zgjedhjet ne SHBA. Cfare impakti do te kete presidenti i ardhshem ne marredheniet amerikano-shqiptare, politikat ndaj rajonit si dhe ne marredheniet transatlantike. Te them te verteten eshte dicka pozitive qe politikanet shqiptare jane te interesuar per zhvillimet boterore si dhe rolin qe kane Shtetet e Bashkuara.

Duke qendruar te zgjedhjet ne SHBA. Cili nga kandidatet ne SHBA mendoni se eshte me i favorshem per interesat e Ballkanit?

Mendoj se paraqesin pak a shume te njejten situate, ne favor te Ballkanit. Ne nje ane kemi Mekein, i cili ka nje politike shume konstruktive ne lidhje me zgjerimin e NATO-s, forcimi i aleances, perfshirja e anetareve te rinj, po ashtu ai ka paraqitur nje politike shume te mire ndaj Ballkanit. Nga ana tjeter kemi Xho Bajden se bashku me kandidatin Obama i cili ka qene nje nder lojtaret kyc ne Uashington, per nje politike konstruktive ndaj Ballkanit, duke perfshire pavaresine e Kosoves, e anetaresimin ne NATO te Shqiperise. Pra me nje fjale eshte nje situate e favorshme nga te dyja krahet, kushdo qe te fitoje do te jete dicka pozitive per Ballkanin.

Le te kalojme ne nje ceshtje tjeter. Sipas jush cilat jane interesat e Rusise ne Ballkan?

Interesi i Rusise eshte qe ta rrise veten e saj si nje superfuqi. Ajo po perpiqet qe te zhvendose ndikimin amerikan ne Evrope. Po perpiqet qe te shperbeje Bashkimin Evropian per te rritur influencen e saj ne te gjithe kete kontinent. Dhe per kete ajo perdor energji, perdor biznese, diplomaci, perdor kercenime ashtu sic e pame. Ajo gjithashtu perdor agresionin, si ne Gjeorgji. Me nje fjale Rusia ka nje plan afatgjate, pastaj eshte ceshtje tjeter nese mund ta coje deri ne fund apo jo, por dihet qe ajo tashme ka nje plan per t'u rikthyer ne nje superfuqi.

A mendoni se Rusia do te njohe Kosoven?

Mendoj se te gjithe do e bejne heret e a vone. Dua te them eshte nje realitet, nje fakt i jetes, dhe t'i duhet te mesohesh me faktet e jetes, pasi nje gje e tille nuk mund te mohohet. Por Rusia nuk do e pranoje shume shpejt, ajo do jete nje nder vendet e fundit qe do e pranoje. Rusia po e perdor Kosoven si nje motiv percares ne Ballkan, ne Evrope e me gjere si edhe per te rritur ndikimin e tyre ne Serbi. Pra eshte nje oportunitet, le ta quajme keshtu, per Rusine qe te rrise influencen e saj.

Gjykata Nderkombetare e Hages do te rishqyrtoje ligjshmerine e pavaresise se Kosoves. Sipas jush cili do te jete rezultati?

Nuk mendoj se do te rishqyrtoje ceshtjen e ligjshmerise se pavaresise se Kosoves. Mendoj se thjesht do te ofroje nje opinion. Gjithsesi une kam nje pyetje. Cfare eshte ligji nderkombetar? Kush e ben kete ligj? Kur ne e dime shume mire se ka shume vende ne Kombet e Bashkuara te cilat nuk zbatojne ligjet vendase. Per cfare po flasim ketu? Ligjet behet nga politika, nga pushteti dhe nga realiteti. Dhe ne te treja keto raste, Kosova kualifikohet si e pavarur.

Ju tashme e dini qe Bosnja po kthehet ne nje problem per Ballkanin ne ditet e sotme? Si e gjykoni ju kete?

Bosnja eshte nje problem, pasi ende nuk eshte integruar plotesisht si nje shtet i vetem. Ka probleme per te realizuar kriteret per Stabilizim-Asociimin, te cilat jane hapat e pare drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Gjithashtu ka probleme te medha kushtetuese ne termat e pergjegjesise dhe pushtetit. Ka nje rrezik qe Bosnja mund te vazhdoje te copezohet ne dy pjese. Dhe ky eshte nje rrezik qe nderkombetaret duan ta shmangin, pasi perben rrezik per Ballkanin.

Maqedonia nuk e mori ftesen per ne NATO per shkak te mosmarreveshjeve qe ka me Greqine ne lidhje me emrin. Cila do te jete zgjidhja e ketij problemi?

Sigurisht qe ka nje zgjidhje. Eshte kompromisi per nje emer te kompozuar, qe u shkon per shtat te dyja paleve si per shembull Maqedonia e Re, Maqedonia Jugore etj. Pra nje lloj kompromisi i Maqedonise i cili do te qetesonte greket te cilet ne fundit te fundit jane anetare te NATO-s dhe anetare te Bashkimit Evropian. Mendoj se pa nje kompromis do te jete e pamundur per Maqedonine qe t'i bashkohet NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe kjo mund te krijoje disa probleme te brendshme dhe madje edhe probleme rajonale.

Duke folur per Shqiperine, cilat mendoni se jane sfidat me te cilat do te perballet politika shqiptare, kam parasysh stabilitetin politik sa i takon integrimit ne NATO dhe Bashkimin Evropian?

Kur flasim per stabilitetin politik, me lejoni t'ju them se gjithmone para zgjedhjeve ka nje destabilitet politik. Edhe vendet me demokratike ne bote, kalojne ne te njejten situate, keshtu qe nuk eshte per t'u habitur. Ceshtja eshte se a po punojne institucionet dhe a jane ato te qendrueshme. Se dyti ju siguroj se Bashkimi Evropian do t'i kushtoje me shume rendesi luftes dhe masave ndaj krimit dhe korrupsionit, pas zhgenjimit qe paten me Bullgarine kur ajo u be pjese e familjes evropiane. Pra mendoj se Shqiperia do te perballet me disa standarde rigoroze perpara se te behet anetare, me te drejta te plota e Bashkimit Evropian.

Duke qendruar te Bullgaria, a mendoni se procesi i anetaresimit ne Bashkimin Evropian eshte me shume nje vendim politik se sa nje proces qe ka te beje me arritjet kunder korrupsionit apo ato ekonomike?

Eshte pjeserisht nje vendim politik. Anetaresimi ne NATO eshte nje vendim politik. Anetaresimi ne Bashkimi Evropian eshte nje perzierje e plotesimit te kritereve dhe nje vendim strategjik politik. Mendoj se tani eshte ceshtje e plotesimit te kritereve, do te jete me rigoroz, pasi Komisioni kerkon standarde me strikte ndaj cdo vendi qe do t'i bashkohet Bashkimit Evropian.

Flasim per Gjeorgjine. A mund te shkojme drejt nje Lufte te Trete Boterore, apo edhe mbase drejt nje lufte tjeter te Ftohte?

Jo nuk mendoj se do te kete nje Lufte te Ftohte, madje me lejoni t'ju them se ne shume menyra eshte me e rrezikshme se Lufta e Ftohte. Sepse ne nje lufte te ftohte, eshte e qarte se kujt i perket secila gje. Rusia mendon se disa vende i perkasin asaj, nderkohe qe ne te vertete ata i perkasin perendimit. Keshtu qe kjo gje e ben me te komplikuar dhe ne disa raste shume me te rrezikshme. Ne duhet te bashkepunojme me Rusine ne disa ceshtje. Rusia nuk mund te izolohet, eshte pjese e ekonomise globale, eshte pjese e struktures globale politike Ajo eshte e pjese e botes, pjese e ekonomise, dhe politikes, por nga ana tjeter duhet te veproje ne baze te standardeve, ne baze te se cilave vepron edhe Perendimi.

Cilat jane detyrat konkrete qe Shqiperia duhet te realizoje per t'u integruar sa me shpejt?

Shqiperia po ecen ne rrugen e anetaresimit. Nuk e di me saktesi se ne sa prej tyre, por ajo eshte shume afer ne disa pika qe duhen per t'u kualifikuar. Mendoj se duhet te kete nje fushate me rigoroze ne luften kunder korrupsionit, kunder krimit te organizuar, bashkepunimit rajonal per te luftuar kriminalitetin. Dhe gjithashtu kerkon standardet qeveritare. Bashkimi Evropian kerkon qe te kete institucione te forta dhe tashme tani kerkon pergjegjesi me te madhe financiare. Kjo eshte nje ceshtje tjeter qe do t'i kushtohet me shume rendesi si rezultat i krizes financiare. Me fjale te tjera: a po funksionojne ashtu sic duhet bankat, cili eshte roli i qeverise ne kete drejtim...

A mendoni se kriza financiare do te kete ndikimin e saj edhe ne Shqiperi?

Une mendoj se kriza financiare do te kete ndikim ne shume vende. Ne qofte se ju, keni banka qe jane pjese e bankave te medha ne Austri, Itali apo Gjermani, likuiditeti i bankave qendrore, funksionimi i tyre do te kete nje impakt edhe ketu ne Ballkan, ne Shqiperi dhe sigurisht qe kjo do te kete efekte ne kredi si edhe ne furnizimin me para.

Zgjedhjet presidenciale ne SHBA

Jashte temes se intervistes nuk mbeten zgjedhjet presidenciale ne SHBA. "Obama-Mekein paraqesin pak a shume te njejten situate. Ne nje ane kemi Mekein i cili ka nje politike shume konstruktive ne lidhje me zgjerimin e NATO-s, dhe po ashtu ne favor te Ballkanit. Nga ana tjeter kemi Obamen, i cili po ashtu ka instrumente te cilat perfshijne dhe Kosoven edhe NATO-n. Ne lidhje me kete, kushdo qe fiton do te jete pozitiv per Ballkanin", - tha Bugajski. Por ajo cfare eshte shqetesuese per analistin rus, i cili eshte nje nga ekspertet me me emer ne ceshtjet e gjeopolitikes, eshte fakti se Rusia kerkon te jete superfuqia boterore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›