SHBA: Fushates per president i afrohet fundi
Amerika tre dite larg zgjedhjeve. Kandidatet per president te SHBA-se, tre dite para zgjedhjeve u kane kerkuar me ngulm voten perkrahesve te tyre. Senatori demokrat Barack Obama, ka thene ne Kolumbus te Misourit se vetem 3 dite e ndajne Ameriken nga transformimi thelbesor. "Sonte per ju kam vetem dy fjale: Tre dite. Pas nje dekade te politikave shkaterruese ne Uashington, pas tete vjetesh te politikave te deshtuara te Xhorxh Bushit, dhe 21 muajve te fushates qe na ka cuar nga bregdeti guror i Maine-it te Kalifornia me diell, jane vetem tre dite qe na ndajne nga transformimi fondamental i SHBA-se", ka thene Obama. Por, ne fitore beson edhe senatori republikan Xhon Mekein, pavaresisht epersise se Obames qe tregohet ne anketa. "Me lejoni t'ju flas ne menyre direkte. Me lejoni t'u jap gjendjen e gares. Kane mbetur vetem pese dite. Te ashtuquajturit eksperte na kane shpallur humbes, sic kane bere edhe me pare", ka thene Mekein ne Mantor te Ohios. Per te, kundershtari i tij po punon detajet me perfaqesuesit e Senatit e Kongresit per t'iu rritur tatimet, per te rritur shpenzimet dhe per te pranuar mposhtjen ne Irak. "Sic e keni pare, ai ne reklame televizive iu adresua kombit, para zgjedhjeve. Ne jemi disa pike me poshte, por sonte, neser e pasneser, do t'u tregojme se ne do te dalim ne skene dhe do te fitojme kete gare", theksoi kandidati republikan. Ne kampin republikan, nje grup ne Kaliforni shperndau literature kunder-Obamas me imazhe stereotipe te Amerikes se zeze, shalqi, brinje dhe nje kove me pula te skuqura. Nje grup tjeter vendosi ne reklamat e fushates pastorin militant zezak Rev. Jeremiah Right. Raca ka qene gjithnje ne sfond te fushates se zgjedhjeve. Fushata e Obames reagon shpejt ndaj ndonje sugjerimi qe perpiqet te shfrytezoje ngjyren e lekures se Obames dhe keshilltaret e Mekeinit kane shume frike se mos quhen raciste.