Plagosi grekun, kapet pas dy vjetesh
Fier- Policia e Fierit ka ndaluar diten e djeshme nje 29 vjecar e kerkuar prej dy vjetesh nga homologet helene per tentativen e vrasjes se nje greku pas nje sherri per motive te dobeta. Mariglen Lulaj, eshte gjetur nga agjentet ne banesen e tij ne fshatin Varibop te komunes Cakran, pasi ndaj tij ka pasur nje urdher nderkombetar per arrestim, nga Interpol Athina, e cila ia ka percjelle Interpol Tiranes. Burime zyrtare bene me dije se Lulaj dyshohet per plagosjen e Th. P., ngjarje kjo e ndodhur ne 30 korrik te vitit 2006 ne Greqi. Krimi eshte kryer me nje leve hekuri dhe shkak eshte bere nje sherr mes grekut dhe shqiptarit qe ishte prej vitesh emigrant ne vendin fqinj. Pas ngjarjes i riu ka lene vendin e punes per t'u kthyer ne Shqiperi, por nje urdher nderkombetar kerkonte prangosjen e tij per "tentative vrasje". Burime policore thane se jane ne pritje te dokumenteve per ekstradimin e Lulajt dhe daljen e tij para gjykates, e cila do te vleresoje nese i riu do ekstradohet apo do qendroje ne vendin tone.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj