E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Hoxhaj dënon vrasje e civilëve turq nga Siria

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dënuar sulmin e forcave të regjimit të presidentit Bashar al-Assad, në një vendbanim në Turqi, në kufirin me Sirinë, nga i cili janë vrarë disa shtetas turq.

“Në emër të qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës, e dënojmë ashpër sulmin dhe vrasjen e qytetarëve turq nga regjimi i Assadit, akt që ka ndodhur në një vendbanim në kufirin me Sirinë”, thuhet, mes të tjerash në deklaratën e zotit Hoxhaj.

Gjithashtu ai ka theksuar se “Republika e Kosovës shpreh solidaritet të plotë me kërkesat e popullatës për ndryshime politike në Siri, dhe angazhimet e botës demokratike për ndaljen e dhunës dhe brutalitetit të regjimit të atjeshëm”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›