BDK thirrje për protestë mbarëkombëtare
Shkup-Kryesia Qendrore e Partisë Bashkimi Demokratik Kombëtar-BDK, në mbledhjen e sotme, miratoi vendimin për mbajtjen e protestave gjithëkombëtare, që do të kishin për qëllim barazinë e plotë, juridiko kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoni.
“Një vendim i këtillë, për ngritjen e zërit të shqiptarëve, kundër pozitës diskriminuese që po e aplikon politika maqedonase për rreth dy dekada me radhë, nga Kryesia Qendrore e BDK-së u morr pas kërkesave të strukturave partiake nga gjithë Maqedonia, por edhe të disa subjekteve tjera dhe sektorit joqeveritarë”, theksoi kreu i BDK-së, Hysni Shaqiri.
Në bazë të këtij vendimi, Shaqiri thotë se protestat të cilat do të kenë karakter kombëtarë, do të organizohen së shpejti, pas konsultimeve edhe me subjektet dhe shoqatat të cilat tanimë kanë dhënë mbështetje, por edhe me ato që kanë shfaqur interesim për të mbështetur këtë nismë.
“Besojmë se këto protesta do të mbështeten edhe nga intelektualët dhe unionet studentore, të studentëve shqiptar. Për këtë qëllim, do të formohet edhe këshilli për organizimin e protestave, ku do të përfshihen përfaqësues të të gjitha subjekteve, të cilat do të mbështesin mbajtjen e protestave në fjalë, të cilat qëllim të vetëm do të kenë avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni”, theksoi Shaqiri. (INA)