E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Kosova është një vend i sigurt dhe stabil

Prishtinë -Presidenti i Republikësë së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori pjesë në promovimin e Qendrës për Biznes të NLB Prishtina. Në solemnitetin e përurimit të kësaj qendre, Presidenti Sejdiu theksoi se si president i vendit, ndihej mirë që në Kosovë ka konkurrencë të mirë edhe në sektorin bankar.

Duke iu dëshiruar suksese të mëtejme derjtuesve dhe gjithë stafit të NLB Prishtina, Presidenti Sejdiu vlerësoi se zgjerimi i investimeve në sistemin bankar është një dëshmi më shumë se Kosova është një vend i qetë dhe stabil, që u ofron siguri dhe garanci të plotë për kapitalin e tyre investuesve.

Me këtë rast, Presidenti Sejdiu u bëri thirrje të gjitha bankave që veprojnë në Kosovë që ta ulin normën e interesit të kamatave, në mënyrë që qytetarëve të vendit t’u jepet mundësia për të blerë banesa, për të ndërtuar shtëpi të reja dhe për të siguruar një të ardhme më të sigurt. Me këtë veprim, vijoi ai, bankat jo vetëm që do t’u ndihmonin qytetarëve, por edhe do të shtonin numrin e klientëve dhe besimin e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›