Finlanda ofron mbështetje për drejtësinë në Kosovë
Prishtinë -Ministrja e Drejtësisë znj. Nekibe Kelmendi priti sot në një takim njoftues ambasadoren e Finlandës, në Prishtinë znj. Tarja Fernandez. Ministrja Kelmendi e ka njoftuar ambasadoren e Finlandës me kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë, me punët që kryen kjo ministri, me planin strategjik të MD-së, si dhe me të arriturat, me sfidat dhe me vështirësitë, me të cilat ballafaqohet Ministria e Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Ministrja Kelmendi theksoi edhe prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, duke u fokusuar në krijimin e infrastrukturës ligjore për të filluar reforma në sistemin e drejtësisë, për luftimin e korrupsionit dhe dukurive tjera negative, pastaj për reformën brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës, etj..
Edhe në këtë takim Ministrja Kelmendi theksoi se Institucionet dhe populli i Republikës së Kosovës e kanë mirëpritur Misionin e Bashkimit Evropian, në Kosovë, EULEX-in, si dhe bashkëpunojnë ngushtë me të.
Ndërkaq, ambasadorja e Finlandës, në Prishtinë znj. Tarja Fernandez i premtoi Ministres Kelmendi bashkëpunim të ngushtë dhe të sinqertë duke theksuar se Finlanda është e gatshme ta mbështesë dhe ta përkrah Ministrinë e Drejtësisë me qëllim të zhvillimit të sundimit të ligjit në Kosovë.
Të dyja palët u pajtuan se do të angazhohen maksimalisht që ta thellojnë bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Finlandës në fushën e drejtësisë, gjithçka çfarë do të konsiderohet e nevojshme, e domosdoshme, e dobishme të punohet së bashku, sidomos në fushën e hartimit të legjislacionit, pastaj në luftimin e krimit të organizuar, trafikimit me qenie njerëzore, korrupsionit, etj.