Liderët përshëndësin miratimin e rezolutës për Kosovën
Prishtinë -Presidentit Sejdiu përshëndeti miratimin e Rezolutës për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Organizata e Konferencës Islamike, duke e vlerësuar si një akt shumë të rëndësishëm për vendin. "Miratimi i Rezolutës për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Organizata e Konferencës Islamike është një akt shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë dhe të gjithë rajonit", tha Presidenti Sejdiu dhe theksoi se "kjo rezolutë shpreh mbështetje të drejtpërdrejtë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në këtë pjesë të Evropës Juglindore dhe të botës".
Pasi e veçon angazhimin e diplomacisë së Shqipërisë, Arabisë Saudite dhe Turqisë për idejimin, sponsorizimin dhe mbështetjen e pakursyer dhënë miratimit të kësaj rezolute, Presidenti Sejdiu i falënderoi edhe qeveritë e të gjitha vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike, si dhe vetë drejtuesit e kësaj organizate, që duke e votuar këtë rezolutë i dhanë një mbështetje të drejtë lirisë, demokracisë dhe së ardhmes më të ndritur për popullin e Kosovës dhe popujt e të gjithë rajonit.
"Republika e Kosovës angazhohet për marrëdhënie të mira në mes vendeve të pavarura e sovrane të të gjithë botës, ndërsa marrëdhëniet e mira me vendet e Organizatës së Konferencës Islamike i konsideron të rëndësisë së veçantë", theksohet në fund të një deklarate të Presidentit Sejdiu. Kryeministri Hashim Thaçi tha se ky ishte vendimi më i drejtë i mundshëm i shteteve anëtare të kësaj organizate.
Sipas tij, vendimi i hap tani rrugën njohjes individuale prej shteteve anëtare të pavarësisë së Kosovës. "Nxjerrja e kësaj rezolute nënkupton hapin e ri për njohjet e reja nga shtetet e kësaj konference. Kjo është një rezolutë për perkrahjen e Kosovës dhe progresin e saj", ka deklaruar Thaçi.