E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja vendet që pritet të njohin Kosovën

Nju Jork -Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skinder Hyseni ka zhvilluar një sërë takimesh me diplomatë të vendeve të ndryshme, për të lobuar për njohjen e Kosovës. Ministri Hyseni ka pasur një takim të frytshëm me Pёrfaqёsuesin e Pёrhershёm tё Jemenit nё Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Abdullah M. Alsaidi. Gjatë takimit, Ministri Hyseni ka folur pёr pёrparimin e arritur nё Kosovё qё nga shpallja e pavarёsisё dhe ka kёrkuar qё Qeveria e Jemenit tё shqyrtojё sa mё parё njohjen e Republikёs sё Kosovёs.

Ambasadori Alsaidi, nga ana e tij, e ka siguruar Ministrin Hyseni se do tё punojё personalisht qё tё pёrshpejtohet procesi i njohjes nga Qeveria e Jemenit. Gjatë takimit, Ambasadori Alsaidi ka thёnё se, “pavarёsia e Kosovёs nuk ka pasur alternativё” dhe se, “pavarёsia e Kosovёs ёshtё e pakthyeshme”. Ai, gjithashtu, ka thёnё se rasti i Kosovёs ёshtё njё rast i pakrahasueshёm.

Gjithashtu, Hyseni ka zhvilli një takim me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Timorit Lindor, Ambasadorin Nelson Santos. Ambasadori Santos e ka falёnderuar Ministrin Hyseni pёr informacionet e bollshme pёr zhvillimet mё tё fundit nё Republikёn e Kosovёs.

Po ashtu, Ambasadori Santos e ka siguruar Ministrin Hyseni se çёshtja e Kosovёs ёshtё mjaft lart nё agjendёn e Qeverisё sё Timorit Lindor. Ai, gjithashtu, ka thёnё se çёshtja e njohjes sё Republikёs sё Kosovёs nga Qeveria e Timorit Lindor ёshtё “vetёm çёshtje kohe” dhe se ёshtё e qartё se “pavarёsia e Kosovёs ёshtё e pakthyeshme”.

Një nga takimet që ministri Hyseni ka pasur në ditën e parë të qëndrimit në Nju- Jork, ka qenë edhe ai me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Egjiptit nё Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Maged A. Abdelaziz. Ambasadori Abdelaziz ka thёnё se Egjipi ёshtё duke i pёrcjellё nga afёr zhvillimet nё dhe rreth Kosovёs. Gjithashtu, Ambasadori egjiptian ka thёnё se herёt apo vonё Egjipti do t’i bashkohet vendeve qё e kanё njohur Republikёn e Kosovёs.

Nё takimin me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Pakistanit nё Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Abdullah Hussain Haroon, Ministri Hyseni ka folur pёr rёndёsinё e veçantё tё njohjeve dhe tё anёtarёsimit tё Kosovёs nё institucionet ndёrkombёtare. Ministri Hyseni e ka falёnderuar Ambasadorin pakistanez pёr mbёshtetjen e Pakistanit dhe votimin e rezolutёs sё Organizatёs sё Konferencёs Islamike pёr Kosovёn.

Gjithashtu, Ministri Hyseni ka pёrsёritur kёrkesёn e tij qё Qeveria Pakistaneze tё shqyrtojё njohjen sa mё parё tё Republikёs sё Kosovёs. Lidhur me qёndrimin e Qeverisё sё Pakistanit, Ambasadori Pakistanez ёshtё shprehur se “ne pёrfundimisht e pёrkrahim kauzёn tuaj”.

Kёrkesa pёr pavarёsi pritet tё vlerёsohet pozitivisht nga Haiti. Ambasadori i Haitit shprehu bindjen e tij se Qeveria e Haitit shpejt do tё vlerёsojё drejtshmёrinё e kёrkesёs pёr njohjen e Republikёs sё Kosovёs.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›