‘Emri’, Athina ndërpret bashkëpunimin me Shkupin
Doha-Ashpërsohen tonet midis Shkupit dhe Athinës. Ministrja e Jashtme Dora Bakojanis, ka deklaruar se bashkëpunimi midis Shkupit dhe Athinës në luftën kundër terrorizimit dhe krimit të organizuar nuk do të funksionoj, përderisa nuk ndryshohet emri kushtetues i Maqedonisë. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Drejtorisë për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit, Vane Cfetanovski, i cili po merr pjesë në Asamblenë vjetore të grupit EGMONT, që mbahet në Doha.
“Në takimin koordinues në të cilin morën pjesë dhe përfaqësuesit e Sekretariatit të EGMONT-it, delegacioni grek deklaroi se bashkëpunimi me Drejtorin maqedonase nuk funksionon për shkak të problemit me emrin dhe se nga shefja e diplomacisë greke kanë marrë instruksione direkte që të mos përgjigjen në shkresat ku përmendet emri Republika e Maqedonisë”-Cfetanovski.