BE: 14 janari kthen pas axhendën Europiane të Kosovës
PRISHTINË- Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Fernando Gentilini ka paralajmëruar se bllokimi i lëvizjes së lirë me Serbinë, do të minojë procesin evropian të Kosovës. Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi i BE-së i bën thirrje organizatorëve dhe qytetarëve të ruajnë qetësinë.
“Veprimi i planifikuar për të bllokuar lëvizjen e lirë të mallrave në dy pikë kalimet të shtunën më 14 janar, nuk do të jetë i dobishëm për të ardhmën e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe nuk do të ndihmoj në normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë. Tregu i përbashkët, duke përfshirë lirinë e lëvizjes për njerëzit dhe mallrat, si dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë ndër vlerat thelbësore evropiane, dhe shumë të rëndësishme për çdo kandidat potencial për Bashkimin Evropian”,- thekson përfaqësuesi i BE-së.
Përfaqësuesi i BE-së, nënvizon se Kosova ka bërë hapa të rëndësishme në përmbushjen e standardeve Europiane, ndërkohë që vlerëson se veprime të pamatur do të jenë kthim pas në axhendën Europiane të vendit.
(el.me/BalkanWeb)