AAK: Protestat s'i zgjidhin problemet
PRISHTINE-Përvec ndërkombëtarëve dhe shtetti që është shprehur kundër protestës së Vetvendosjes më 14 Janar, sot ka reaguar dhe Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës. AAK ka ka shprehur qëndrimin e saj se protesta e paralajmëruar e së shtunës, e Lëvizjes “Vetëvendosje”, nuk është rrugë për zgjidhjen e problemeve ekzistuese në raportet midis Kosovës dhe Serbisë.
"Cënimi i lirisë së qarkullimit, bllokimi i rrugëve, mbyllja e vendkalimeve kufitare, tensionimi i mëtejshëm i situatës politike në vend, synimi për të marrë ligjin në dorë, zhvendosja e përqëndrimit të qytetarëve të Kosovës dhe e politikës kosovare në një të vetmen ngjarje, çfarë është kjo e ditës së nesërme, janë vetëm disa prej pasojave të këtij veprimi të Lëvizjes Vetëvendosje", thuhet në komunikatën e shtypit të AAK-së.
Vetëvendosje ka paralajmëruar se të shtunën do të bllokojë hyrjen e mallrave nga Serbia në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë.
(d.b/BalkanWeb)