E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vettel në Ferrari? Kurrë nuk i dihet

TIRANE-Boss-i Ferrarit, Stefano Domenicali ka refuzuar të përjashtojë mundësinë që Sebastian Vettel një ditë të garojë për skuterinë italiane.

Sezonin e kaluar, Vettel nënshkroi kontratë të re afatgjate me Red Bull Racing, duke konfirmuar të ardhmen e tij te ekipi kampion deri në fund të sezonit 2014. Por, kjo duket se nuk nënkupton se drejtuesi gjerman nuk do t’i bashkohet Ferrarit pas skadimit të kësaj kontrate.

“Kurrë nuk duhet thënë kurrë”, tha Domenicali për Sky Sports News. “Ai është shofer i talentuar dhe bëri një sezon të shkëlqyeshëm. Dy tituj me radhë nuk janë të lehtë”, përfundoi ai.

Vettel nuk është anëtari i vetëm nga Red Bull, i cili është në radar të Ferrarit pasi ata thuhet se kërkojnë edhe dizajnerin Adrian Newey.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›