Xhenifer Lopez dhe armët bërthamore të Iranit!
SHBA- A është Xhenifer Lopez zgjidhja e shumë kërkuar për krizën bërthamore të Iranit? A mund ta përmirësojë ajo përkeqësimin e situatës të së drejtave të njeriut në republikën islamike? Ju do të pyesni cila është lidhja mes këngëtares bukuroshes dhe pyetjeve që ju shtrojmë. Nuk është në pyetje muzika, dhe as vallëzimi latin...
Të Bashkuar Kundër Iranit Bërthamor (UANI), është një grup që po punon për të parandaluar Iranin nga përmbushja e ambicieve të tij për të marrë armët bërthamore. Ky grup ka shkuar edhe më larg, duke i kërkuar Lopez, që të prishë kontratën e saj me prodhuesin e makinave FIAT, nëse ai nuk ndërpret biznesin e automjeteve me Iranin.
UANI pretendon se një degë Fiat-it, Iveco, shet dhe shpërndan kamionë në Iran, të cilët mendohet se përdoren nga regjimi për të transportuar raketa balistike dhe për ekzekutime publike. Grupi kundër Iranit bërthamor nisi fushatën kundër Fiat-it vitin e kaluar dhe u bëri thirrje kompanisë për t'i dhënë fund biznesit të tyre në Iran.
(el.me/BalkanWeb)