E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti per Njesine 5 parashikon investime ne infrastrukture dhe arsim

50 për qind e investimeve që Bashkia synon të ndërmarrë këtë vit do të jenë tërësisht investime të reja, projekte të nisura nga fillimi, ndërsa 50 për qind do të jenë për projektet që që janë gjetur të nisura.
Vetëm në Njësinë Bashkiake numër 5 e cila është edhe njësia më e madhe numerikisht është parashikuar ndërtimi dhe rikonstruksioni i 7 rrugëve , nga qendra ne periferi.
Kontretisht ndërtimi e rrugës Marko Boçari, ndërtimin e rrugës ‘Robert Shvarts”, rikonstuksionin e rrugës Qemal Butja, rikonstuksionin e rrugës Ilia Dilo Sheperi, ndërtimin e rrugës së Kosovarëve, rikostruksionin e rrugës Pjetër Bogdani dhe rikonstuksionin e rrugës Brigada VIII ne zonen e ish bllokut.
Sipas kreut të Bashkisë së Tiranës, nuk do të ketë më investime sipërfaqësore nëse nuk janë zgjidhur çështjet nëntokësore. Kjo shpërndarje investimesh ka patur parasysh edhe planin e ri urbanistik të kryeqytetit në mënyrë që paratë të mos shkojnë kot nësë rrugët duhet të rihapen apo të rikonfigurohen si rezultat i planit të ri.
Në buxhetin 2012 parashikohet një zë i veçantë për rritjen e sigurisë në rrugë dhe këtu jo vetëm investimet klasike si korsitë e dedikuara, sinjalistika e ndriçimi por edhe pajisja me kamera automatike të kryqëzimeve kryesore për vëzhgimin në kohë reale të trafikut dhe të incidenteve.
Njësia 5 është një nga zonat me më shumë dendësi të ndërtuara në qytet.
Zona e Selitës ka qenë gjithmonë larg vëmendjes së investimeve të Bashkisë së Tiranës, madje nuk është prekur as me projekte.
Kryebashkiaku Basha ka njoftuar banorët e kësaj zone se zyra e urbanistikës ka marrë udhëzime që brenda 6 muajve të ardhshëm, zona e Selitës sikundër pqë 15 zona të tjera të Tiranës, të përgatisë projekte të plota investimesh për to, që nga infrastruktura nëntokësore, te rrugët dhe rikualifikim urban për blloqet e plota.
Një vend të veçantë në buxhetin 2012 zënë edhe investimet në infrastrukturën arsimore, ku është parashikuar ndërtimi i 4 shkollave të reja 9-vjeçare, 2 shkollave të mesme, 3 kopshteve dhe 2 çerdheve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›