E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ miraton tabelat për Qarkun e Tiranës

Me katër vota pro dhe tre vota kundër, Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka miratuar sot tabelat për Qarkun e Tiranës, pas diskutimeve të zhvilluara dhe verfikimit të tyre. Por nënkryetarja Dëshira Subashi ka kërkuar mosmiratimin e tabelave për KZAZ me numër : 45, 51, 54 dhe 60 pasi aty mungonte vendimarrja. Gjithashtu ajo ka diskutuar edhe për KZAZ-në me numër 58, në të cilën ndodhej një kuti e papërfshirë në numërim. Duke kërkuar të bëjë krahasime me 2 KZAZ-të e Fierit, Subashi dhe 2 anëtarë të tjerë të KQZ-së kanë votuar kundër këtij miratimi. Ndërkohë sipas rendit të ditës, pasdite KQZ do të diskutojë për tabelat në Qarkun e Elbasanit dhe Vlorës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›