E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, masa të reja për qarkullimin me ardhjen e emigrantëve

Kthimi i emigrantëve gjatë sezonit turistik, shton në mënyrë të ndjeshme numrin e makinave në qarkullim, e për pasojë krijon mjaft probleme në lëvizjen e tyre. Elbasani është një prej qyteteve që mbipopullohet në verë, për shkak të numrit të lartë të qytetarëve të tij, që punojnë në emigracion. E njohur me këtë problematikë ndër vite, Drejtoria e Policisë së Qarkut ka ngritur një grup Task Force, e cila do të ndërhyje për normalizimin e qarkullimit në akset më problematike. Në këtë qark, sezoni turistik ka regjistruar një numër të lartë aksidentesh, krahas trafikut të rënduar edhe si pasojë të mungesës së sinjalistikës, apo mbikalimeve në rrugët kryesore. Vetëm gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti, 14 shtetas kanë humbur jetën në aksidente të ardhura si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit dhe mungesës së sinjalistikës në Qarkun e Elbasanit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›