E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: Marrëveshja PD-LSI Pazar politik

Pas një heshtje 10 ditore që pasoi procesin zgjedhor të 28 qershorit Skënder Gjinushi aleati më i fortë i Partisë Socialiste ka shfaqur hapur dhe publikisht pakënaqësitë ndaj kësaj të fundit. Por deklarimin e tij fillimisht Gjinushi kryetar i Partisë Social Demokrate e fokusoi tek bashkëpunimi PD-LSI të cilin në dy fjalë e konsideroi pazar politik. Por duket se thelbi i pakënaqësise së kreut socialdemokrat lidhej me qendrimin e Partisë Socialiste. Gjinushi tha se sistemi i ri zgjedhor i miratuar edhe me konsensusin e partisë më të madhe në opozitë, kishte si qëllim asgjësimin e partive të vogla.
I mbetur pas asnjë mandat në kuvendin e ri, Skënder Gjinushi, kryetar i PSD nuk është i vetmi aleat i PS, që akuzon këtë të fundit për vjedhje votash dhe strategji shkatërruese për partitë e tjera. Deklarimit të tij në sikron, i shtohet edhe Paskal Milo i PDS dhe eksponentë të PBDNJ, të dyja parti të koalicionit Bashkimi për Ndryshim i drejtuar nga PS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›